Secondary Adv

Dekoll

Dekoll Shfaq kontaktet

Adresa: Autostrada Durrës-Tiranë, km 5, Albania

Dergoji email
kompanise





Asistence mbi informacionin nga ACP
+355 68 90 99 009

 

Përshkrimi

Dekoll sh.p.k është një kompani e re e ndërtuar së fundmi, aktiviteti i së cilës konsiston në prodhimin e materialeve të ndërtimit si: koll, grafiato, fino, auto nivelant, suva mbushese, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi. Kjo është fabrika më moderne në Ballkan në saj të teknologjisë së fundit italiane të prodhimit.  Dekoll sh.p.k është një investim i Brunes sh.p.k, kompania distributore më e madhe dhe më prestigjioze e pllakave dhe mobiljeve me 20 vjet përvojë në tregun shqiptar, që zë mbi 30% të tregut në sektorin e shpërndarjes së pllakave. Ajo disponon një rrjet prej 8 dyqanesh të vendosur në të gjithë Shqipërinë.  Dekoll sh.p.k me një kapacitet prodhimi 30 ton në orë dhe një sipërfaqe prej 12 000 m², synon të bëhet kompania udhëheqëse në prodhimin e materialeve të parapërgatitura të ndërtimit në tregun shqiptar, duke përmbushur nevojat e klientëve dhe partnerëve me një gamë të gjërë të produkteve cilësore. Gjithashtu Dekoll synon zgjerimin në tregjet ndërkombëtare duke eksportuar produktet Made in Albania me standarde europiane.

Çfarë ofron

Dekoll Albania përdor teknologjinë më moderne në Ballkan, e cila siguron jo vetëm cilësinë e produkteve, por eshte shumë miqësore me mjedisin dhe punonjësit. Kjo vërtetohet nga bashkëpunimi me kompaninë prestigjioze në fushën e teknologjisë, LB Officine Meccaniche S.p.A. (MO – Itali), e cila ndërton fabrika dhe makineri për industrinë qeramike, përzierjen e lëndëve të para, prodhimin e pluhurave premium, trajtimin dhe magazinim e materialeve të lirshme.Teknologjia është totalisht e automatizuar, e cila garanton cilësi maksimale dhe uniforme për të gjitha produktet.Dekoll i kushton vëmendje të madhe vlerave të krijuara nga inxhinierët europianë në teknologji dhe standarde. Për më tepër, kjo është arsyeja pse produktet tona dallohen në çdo treg.Laboratorët Dekoll kanë paisjet dhe teknologjinë më të fundit dhe operojnë në përputhje me misionin tonë për të qenë i pari në treg dhe për të plotësuar nevojat e tregut, duke ofruar zgjidhjet më të mira.

Shërbime

Suva mbushese
Suva mbushese
Rifiniture
Rifiniture
Ngjitesa per pllaka
Ngjitesa per pllaka
Materiale per Termoizolim
Materiale per Termoizolim
Hidroizoluesa
Hidroizoluesa
Autonivelnate
Autonivelnate
Astare
Astare
Bojak
Bojak
Silikone
Silikone
Bojra Pinto
Bojra Pinto

Katalogu

Katalog Dekoll
Katalog Dekoll

Punë të kryera

Dekoll1473247747
Dekoll1473247760
Dekoll1473247774
Dekoll1473247788
Dekoll1473247891
Dekoll1473247905

Certifikime

Teknologjia moderne, cilësia e produkteve, kujdesi dhe mbrojtja e mjedisit, siguria e punonjësve dhe përmbushja e kërkesave të klientëve, vërtetohen nga çertifikimet dhe standartet që mban aktualisht Dekoll.

Dekoll është çertefikuar me ISO 9001:2008 që vërteton se ofron produkte që plotësojnë nevojat e klientëve në përputhje me standartet dhe rregullat ligjore dhe ka qëllim që të rrisë kënaqësinë e klientëve nëpërmjet aplikimit të një sistemi efektiv duke përfshirë edhe proçeset për përmirësim të vazhdueshëm.

Gjithashtu Dekoll ka marrë çertefikatë nga Green Building Council – SOCIO, që tregon angazhimin në mbrojtje të mjedisit dhe ofrimin e produkteve eco-building që janë shumë miqësore me mjedisin dhe shoqërinë.

Video

Teknologjia

Dekoll përdor teknologjinë më moderne në Ballkan, e cila siguron jo vetëm cilësinë e produkteve, por eshte shumë miqësore me mjedisin dhe punonjësit. Kjo vërtetohet nga bashkëpunimi me kompaninë prestigjioze në fushën e teknologjisë, LB Officine Meccaniche S.p.A. (MO – Itali), e cila ndërton fabrika dhe makineri për industrinë qeramike, përzierjen e lëndëve të para, prodhimin e pluhurave premium, trajtimin dhe magazinim e materialeve të lirshme.

Teknologjia është totalisht e automatizuar, e cila garanton cilësi maksimale dhe uniforme për të gjitha produktet.

Dekoll i kushton vëmendje të madhe vlerave të krijuara nga inxhinierët europianë në teknologji dhe standarde. Për më tepër, kjo është arsyeja pse produktet tona dallohen në çdo treg.

Laboratorët Dekoll kanë paisjet dhe teknologjinë më të fundit dhe operojnë në përputhje me misionin tonë për të qenë i pari në treg dhe për të plotësuar nevojat e tregut, duke ofruar zgjidhjet më të mira.