Secondary Adv

ALART ALBANIA

ALART ALBANIA Shfaq kontaktet

Adresa: Krye Bushat, Rruga Nacionale, Shkoder-Lezhe,Shkoder, Albania

Filiale: Cel: +355 69 26 66 466, Tirane, Albania

Dergoji email
kompanise

Asistence mbi informacionin nga ACP
+355 68 90 99 009

 

Përshkrimi

Fabrika e ALART shpk është ndërtuar në një territor prej 6000m2, ndodhet në km e 7 të rrugës Shkodër-Tiranë. Territori prodhues është 2800m2. Prodhimi i parë është bërë në vitin 2016 në sajë të mekanizimit të tipit të lartë. Prodhim kryesor janë: Blloqet prej fibropenobetoni dhe fibropolisterolbetoni. Fabrika mund të prodhojë në një turn deri 50m2 të blloqeve dhe njëkohësisht prodhon pllaka trotuari, bordura trotuari, pllaka dekorative të imitacionit të gurit natyral, blloqeve të formateve të mëdha dhe panele dekorative 3D, tulla lego, rrathët e puseve, traversat për dritare dhe dyert.

Çfarë ofron

1. Fibra në penobeton siguron qëndrueshmërinë e përkuljes edhe shtypjes, gjë që është e mjaftueshme për ndërtimin e shtëpive tre katëshe (pa skelet).

2. Në ndërtimin shumkatësh të lartë me hekur edhe beton, fibropenobetoni përdoret me mbështetjen në skelet në ndërtimin e mureve të jashtëm edhe të brendshëm.

3. Falë rezistencës së lartë termike fibropenobetoni pavarësisht lagështisë së ajrit, në një mur me trashësi prej 100mm, zëvëndëson 250mm te muret me tullë qeramike, gjë e cila redukton ndjeshëm koston e ndërtimit dhe rrit sipërfaqen e përdorshme ndërtimore.

4. Fibropenobetoni akumulon të ngrohtin në dimër në ambient dhe të ftohtin në verë, prej kësaj redukton shpenzimet operative.

5. Fibropenobetoni rregullon lagështinë në ambient me anë të thithjes së konsiderueshme dhe ndihmon në krijimin e një mikroklime të favorshme në shtëpi.

6. Fibropenobetoni është më shumë se 5 herë më i lehtë i lehtë se betoni standart (nga 10% deri tek 80%). Reduktimi i peshës së strukturave të ndërtimit sjell në lehtësimin e themelit edhe rënien e kostos së ndërtimit.

7. Dendësia e vogël e fibropenobetonit lejon, në krahasim me tullën, përdorimin e blloqeve të mëdhenj dhe rrit shpejtësinë e vendosjes, duke ulur koston e ndërtimit.

8. Fibropenobetoni është një izolues përfekt akustik, siguron qetësi edhe në ambjent me mure ndarëse me shtresa të holla, duke rritur sipërfaqen e përdorshme.

9. Fibropenobetoni mbron nga përhapja e zjarrit. Në ndikimin e të nxehtit si llampa e saldimit mbi sipërfaqen e fibropenobetonit, ai nuk shpërndahet dhe nuk shpërthen sic zakonisht ndodh me betonin e zakonshëm e të rëndë. Si rezultat, armatura metalike në penobeton është e mbrojtur për një kohë të gjatë nga nxehja dhe ulja e qëndrueshmërisë. Fibropenobetoni me trashësi 100mm ju mbron nga zjarri për 3 orë.

10. Fibropenobetoni në ndryshim me gazobetonin, nuk përmban pudër prej alumini, nuk shkarkon elemente toksike dhe si material ekologjik rënditet i 2-ti pas drurit.

11. Saktësi e lartë gjeometrike e përmasave të blloqeve prej fibropenobetoni, lejon ndërtimin e murit të blloqeve me ngjitës dhe shmang urat e të ftoftit, gjithashtu mospërdorimin e suvave, që përvec kostos së ndërtimit, lejon rritjen e sipërfaqes ndërtimore të përdorshme.

12. Fibropenobetoni duke qenë lehtesisht i përpunueshem, po aq lehtë lejon kalimin në të dhe kanalet e elektricitetit, prizat, kanalizimet, gjë që redukton shpenzimet në instalimin e kumunikimit.

13. Fibropenobetoni prodhohet në formën e blloqeve dhe madhësinë e nevojshme për arkitektin, formohet mirë për fasadat dekorative.

14. Prej tij lehtësisht mund të përgatitet një shumëllojshmëri këndesh, harqesh, piramidash, gjë e cila i jep shtëpisë një shprehje arkitektonike.

15. Fibropenobetoni me dendësi më të lartë (800kg/m3) përdoret për përgatitjen e “urave lidhëse” të dritareve dhe dyerve, gjë që përjashton të ftohtin prej betonit.

16. Raporti i favorshëm midis peshës, vellimit dhe paketimit, bën që blloqet prej fibropenobetonit të përshtatshëm për transport dhe lejon plotësisht përdorimin e dimensionit të transportit automobilistik duke zvogëluar kostot.

17. Fibropenobetoni mund të përdoret dhe në formë mbushjeje, drejtpërdrejtë në sheshin e ndërtimit për termoizolim dhe izolim akustik të dyshmeve dhe për izolim termik të cative dhe lidhjeve. Në dendësinë më të lartë (1000kg/m3) përdoret si derdhje në kallëpet e ndërmjetsimit të kateve.

18. Fibropenobetoni është material i përshtatshem, nuk vjetërohet dhe nuk ndryshon me kohën.

Shërbime

Blloqe fibropenobeton
Blloqe fibropenobeton
Tulla ndertimi LEGO
Tulla ndertimi LEGO
Rrathe betoni per puse
Rrathe betoni per puse
Polisterolpenobeton
Polisterolpenobeton
Pllaka trotuari dekorative
Pllaka trotuari dekorative
Traversa per dritare dhe dyer
Traversa per dritare dhe dyer
Pllaka dekorative per veshje fasade
Pllaka dekorative per veshje fasade
Makineri per tulla fibrapenobeton
Makineri per tulla fibrapenobeton
Materiale termoizolimi
Materiale termoizolimi
Makineri per punimi e blloqeve fibropenobeton
Makineri per punimi e blloqeve fibropenobeton
Makineri per perpunimin e pllakave te trotuarit
Makineri per perpunimin e pllakave te trotuarit
Fibropenobeton
Fibropenobeton
Dekorime gipsi ne 3D
Dekorime gipsi ne 3D
Bordura betoni per trotuare
Bordura betoni per trotuare
Fibrapolisterolbeton (Blloqe betoni me polisterol)
Fibrapolisterolbeton (Blloqe betoni me polisterol)