Secondary Adv

Design Studio 02

Adresa: Rruga " Milto Sotir Gura " , Tirane, Albania

Dergoji email
kompanise

 

Përshkrimi

Design Studio 02 në bashkëpunim me Faraone S.r.l , lind si një nevojë për të revolucionarizuar botën e arkitekturës moderne transparente duke përdorur materiale ekologjike dhe të riciklueshme , si alumini , inoksi  dhe xhami,  të cilat të kombinuara së bashku  japin mundësinë e krijimit të strukturave  moderne , cilësore  dhe të sigurta . Faraone S.r.l është lider në tregun Italian  dhe atë botëror  duke qenë gjithmonë e informuar për normativat teknike Europiane më të fundit dhe duke projektuar produkte të cilat janë në perputhje me këto normativa , kjo vjen si rezultat  i studimeve  të kryera nga një staf i kualifikuar si dhe testeve të shumta në laboratorin modern që Faraone s.r.l disponon . Cdo produkt përpara se të hidhet në treg testohet  dhe certifikohet , kjo bën që produktet tona të jenë zgjedhja e parë e arkitektëve , inxhinerëve  dhe studiove të projektimit . Inovacioni i vazhdueshem ka bërë që  të jemi një pikë referimi për cdo profesionist që kërkon cilësi , siguri dhe garanci  për projektet dhe sifidat e arkitekturës moderne  transparente.

Çfarë ofron

Design Studio 02  dhe Faraone S.r.l ofrojnë nje gamë shumë të gjerë shërbimesh si:

-Konsulencë paraprake  në përcaktimin e produktit më të përshtatshëm për një projekt të caktuar.

-Projektim të strukturave prej alumini , inoksi dhe xhami duke respektuar normativat europiane në fuqi. 

-Zbatim të projekteve  duke siguruar një montim korrekt  në përputhje me skedat e detajuara  të përpunuara gjatë fazës së projektimit  ekzekutiv të porosisë.

-Informacion në lidhje me mirëmbajtjen minimale të këtyre produkteve .


Ofrojme një sërë produktesh si:

Fasada xhami të vazhduara dhe pikësore, mure ndarëse të brendshme , parapete (kangjella) alumini , inoksi dhe xhami , streha të ndryshme , dyer të brendshme xhami  , dyer rreshqitëse , kabina dushi , shkallë të brendshme alumini dhe inoksi .

Të gjitha produktet tona janë të certifikuara dhe në perputhje me normativat europiane.

Ofrojmë dhe mundësinë e testimit të produkteve tona në kantier sipas kërkesave të projektuesve.

Parapetet e xhamit  të serisë "Ninfa" të Faraone S.r.l  kanë një rezistencë  nga 200 - 700 kg/ml  duke përmbushur  kërkesat më rigoroze të projektuesve   dhe në rastet e projekteve publike  ku kerkohet një siguri dhe garanci me shumë për shkak të grumbullimit të njerëzve në vende si teatre , stadiume , qendra tregtare  etj.

Design Studio 02 & Faraone S.r.l  - Arkitektura  transparente për ambjentet tuaja

Shërbime

Kabina dushi inoxi
Kabina dushi inoxi
Fasada  xhami - pikesore
Fasada xhami - pikesore
Dyer scorrevole- rreshqitese
Dyer scorrevole- rreshqitese
Doreza dyersh
Doreza dyersh
Arredim Urban
Arredim Urban
Shkalle te brendshme xhami
Shkalle te brendshme xhami
Shkalle te brendshme inoxi
Shkalle te brendshme inoxi
Shkalle te brendshme alumini
Shkalle te brendshme alumini
Streha xhami
Streha xhami
Streha inoxi
Streha inoxi
Streha alumini
Streha alumini
Sisteme ndarese te brendshme
Sisteme ndarese te brendshme
Porta inoxi
Porta inoxi
Parapete - kangjella  xhami
Parapete - kangjella xhami
Parapete - kangjella  inoxi
Parapete - kangjella inoxi
Parapete - kangjella  alumini
Parapete - kangjella alumini
Maxi-streha
Maxi-streha

Historiku

Design Studio 02 operon në tregun shqiptar prej vitit 2015  duke ofruar shërbime konsulence , projektimi dhe zbatimi të një game të gjerë produktesh pjesë të arkitektures moderne transparente. Faraone S.r.l  ka mbi 40 vjet eksperience në këtë fushë , e themeluar në vitin 1969 në Itali ka konsoliduar emrin 

e saj në tregun Italian dhe atë botëror  si një lider në arkitekturen transparente  në sajë të inovacionit t ëvazhdueshem  duke garantuar cilesinë dhe sigurinë e produkteve të saj nëpërmjet testimeve dhe certifikimeve konformë normativave Italiane dhe atyre europiane.

Punë të kryera

Aeroporto Linate - Milano
Aeroporto Linate - Milano
Agrigento
Agrigento
Dakar
Dakar
Dianflex
Dianflex
Hilton Hotel - Milano
Hilton Hotel - Milano
La Nuvola - Fuskas
La Nuvola - Fuskas
Londer - Parapet Ninfa
Londer - Parapet Ninfa
Megastore Renzo
Megastore Renzo
Montevideo - Uruguay
Montevideo - Uruguay
Nuovo stadio Friuli -Udine
Nuovo stadio Friuli -Udine
Stazione Marittima Salerno - Zaha Hadid
Stazione Marittima Salerno - Zaha Hadid
Soppalco in vetro – MPH
Soppalco in vetro – MPH

Partnere

faraone