Secondary Adv

AFortiori Legal Counselors

Asistence mbi informacionin nga ACP
+355 68 90 99 009

 

Përshkrimi

AFortiori Legal Counselors është një studio e specializuar në Sherbime ligjore, kryesisht konsulenca, avokati dhe noteri. Studio është krijuar në vitin 2013 bazuar në njohuritë themelore të avokatëve të zyrës në të drejtën shqiptare. Avokatët kanë një eksperiencë 20 vjecare në fushat e së drejtës dhe kanë ushtruar profesionin e juristit në administrate publike, administrate gjyqësore si dhe kompani private.

 

Veçanërisht avokatet janë të specializuar në ligjin material dhe procedural civil, administrativ dhe tregtar. Studioja është ngritur mbi bazën e eksperiencës disa vjecare në legjislacionin e ndërtimit, sipërmarrjes, koncesionit, kontratave, taksave, si dhe gazit dhe naftës, vlerësimit të mjedisit dhe konsumatorit. Studioja gjithashtu është e specializuar në shitjet e shoqërive, të drejtën e pronës, uzufruktin dhe servitutet.

 

AFortiori Legal Counselors funksionon si partneritet i dy avokatëve themelues dhe disa avokatëve të tjerë bashkëpunëtorë energjike, të talentuar dhe me aftësi të shkëlqyera kreativiteti. Skuadra e juristëve ofron një gamë të larmishme ekspertize, me shumë gjuhe të huaja, të orientuar në arritjen e suksesit, motivimit dhe punës pa orar. Skuadra mbështetet në njohuri të thelluar, ndërgjegjesim dhe konsulenca të gjera lidhur me legjislacionin shqiptar, të vendeve të rajonit si dhe të Bashkimit Europian.

 

Skuadra këshillon në gjuhët shqip, anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.Gjate katër viteve, Skuadra e avokatëve të AFortiori Legal Counselors, ka ndjekur rreth 236 klientë, kontrata, procese gjyqësore, duke treguar vendosmëri, menaxhim të kompleksitetit të cështjeve, angazhim të fortë dhe përgjegjshmëri të lartë. Për në është e rëndesishme komunikimi i hapur me klientin, ruajtja e parimeve të konfidencialitetit, kredibilitetit dhe dinjitetit të klientit.

Çfarë ofron

AFortiori Legal Counselors ofron Shërbime konsulence në pronësinë industriale, të regjistrimit dhe mbrojtjes së markave tregtare dhe patentave. Avokatët e AFortiori Legal Counselors, kanë marrë pjesë në disa projekte afatgjata në bashkëpunim me shoqëri të ngjashme, administratën dhe shoqëri ndërtimi dhe bankare.

 

VLERAT SHTESE

Profesionalizmi
Studio, ndjek një politike të ashpër Antikorrupsion. Studio mbështetet në profesionalizmin, punën kërkimore, analizuese, për të arritur rezultate konkrete.


Perdorim I teknologjise.
Studio promovon përdorimin e teknologjisë, bashkëpunimit dhe komunikimit sa më pranë nevojës së klientit, krijimin e metodave të strukturuara për arritjen e qëllimeve të përbashkëta të biznesit. Studioja përdor metodat e transparences në lidhje me përdorimin e kohës në proporcion me shpenzimet e klientit dhe rezultatet e arrira.

 

FUSHAT e PRAKTIKES
-Legjislacioni i ndërtimit, koncesioneve dhe 3P: Energjetike, teknologji, elektronike

-Legjislacioni tregtar: Krijimin, bashkimin, ndarjen dhe falimentin    Burime natyrore, gaz dhe naftë
-Legjislacioni bankar: Kredi, ristrukturim kredie dhe kolateral
-Ristrukturimi i biznesit përpara falimentit: Legjislacioni tatimor dhe i punësimit

-Legjislacioni mbi të drejtat e pronës: Kthimi, kompensimi, njohja, pjesëtimi

-Përfaqësim në gjykatë: Detyrime kontraktore, Dëmshpërblim jashtëkontraktor,  zgjidhje konflikti

-Pronësi industriale: Trademarks, telecommunications & Media

-Projekte dhe privatizime: Negocim, vlerësim dhe procedure

-Kontrata dhe detyrime: Legjislacioni mjedisit, sipërmarrje, porosi, francizing, shitje

-Acquis communitaire: Procedura Administrative
-Sektori publik: Negocjim të kontratateve, tenderave, punëve publike, përgatitja e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe lobimi në përfitimin e të drejtave procedurale.

Shërbime

Legjislacioni I ndertimit, koncesioneve dhe 3P
Legjislacioni I ndertimit, koncesioneve dhe 3P
Legjislacioni tregtar per krijimin, bashkimin, ndarjen dhe falimentin
Legjislacioni tregtar per krijimin, bashkimin, ndarjen dhe falimentin
Legjislacioni bankar
Legjislacioni bankar
Ristrukturimi I biznesit perpara falimentit
Ristrukturimi I biznesit perpara falimentit
Legjislacioni mbi te drejtat e prones
Legjislacioni mbi te drejtat e prones
Perfaqesim ne gjykate
Perfaqesim ne gjykate
Pronesi industriale
Pronesi industriale
Projekte dhe privatizime
Projekte dhe privatizime
Kontrata dhe detyrime
Kontrata dhe detyrime
Sektori publik
Sektori publik