Secondary Adv

BIS Business Integration Solutions SHPK

Asistence mbi informacionin nga ACP
+355 68 90 99 009

 

Përshkrimi

ELELCO GROUP e përbërë nga kompania ELELCO SRL me seli në Milano, Itali dhe BIS BUSINESS INTEGRATION SOLUTIONS SHPK me seli në Tiranë, Shqipëri, operon prej 1974 në sektorin e krijimit të programeve menaxheriale ERP (Enterprise Resource Planning). E veçanta e kompanisë sonë është krijimi i programeve me porosi, sipas kërkesave dhe nevojave të çdo kompanie. Partner kryesor me IBM dhe shërbimi Cloud na bën të mundur ofrimin e një shërbimi cilësor, të sigurtë, të shpejtë në një botë pa viruse. Sistemet Elelco i përshtaten çdo madhësie të kompanisë nga ato më të vogla deri te multinacionalet. 43 vitet e eksperiecës sonë në shtete dhe sektorë të ndryshëm na bëjnë të mundur mos të jemi vetëm programues, por analistë të proceseve, duke këshilluar kompanitë për zgjidhjet informatike më efektive në lidhje me  problematikat e ndryshme në kontabilitet, magazinë, prodhim dhe distribucion.

 

BIS ju vjen ne ndihme me programe menaxhimi si: Programe financiare, Programe menaxheriale, Sisteme menaxheriale ERP, Programe per fabrika kepucesh, Sisteme per fabrika ushqimore, Per fabrika qumeshti, Per fabrika detergjentesh, Sisteme per kompani sherbimi, Sisteme financiare, Aplikacione me porosi per faturat, Programe per   gjurmueshmerine, Programe per mng e magazines me barkode, Aplikacion per shitjen ne terren dhe mbledhjen e porosive, Programe per mng e kontratave, Statistika menaxheriale, Kontroll i skadencave dhe dergesave, Menaxhim i cilesise, Fletehyrje dhe fatura, Arkivim i dokumentave, Dokumenta digitale, Programe per tekstil dhe kepuce, Pay roll per pagat e punonjesve, Programe per planifikimin e prodhimit, Programe per mng e   normes se punonjesve, Perllogaritje e kostove, Mirembajtje e fabrikes, Kontabilitet industrial, Levizjet e magazines me barkode, Menaxhim i personelit   per kantier, Programe specifike sipas kerkeses, Programe me porosi, Te personalizuara, Menaxhim i laboratorit te analizes, Dokumente prodhimi,   Menaxhim i lotove, Programe per fabrika

Çfarë ofron

1.SISTEME MENAXHERIALE ERP (ENTERPRISE RESOURCE PLANNING)
ERP ELELCO (Enterprise Resource Planning ) është një sistem menaxherial i cili integron në një sistem të vetëm të gjitha proceset e një biznesi nga A te Z.
Karakteristika kryesore e ERP është integrimi në një sistem të vetëm të të gjitha flukseve të informacioneve, si: procedurat e blerjes, magazinimit, menaxhimit të prodhimit, llogaritjeve të kostove deri te shitjet dhe marrëdhëniet me klientin final.
ERP Elelco ndërtohet me porosi sipas kërkesave dhe nevojave specifike të cdo klienti.


PËRFITIMET NGA PËRDORIMI I ERP ELELCO :
-Përmirësimi i niveleve të eficiencës, performancës dhe produktivitetit
-Përmirësimi i shërbimit të klientit dhe pritshmërive të tij
-Informacioni në kohë reale është i disponueshëm kudo dhe në çdo kohë për vendimmarrje të duhur
-Sinkronizimi i të dhënave ndërmjet të gjitha departamenteve - konsolidimi i financës, marketingut dhe shitjeve, burimet njerëzore, prodhimi, shërbimi, magazina.
-Ulje e shpenzimeve operative
-Ulje e gabimeve në prodhim
-Rritje e prodhimit duke shfrytëzuar të njëjtat burime
-Përmirësim i kohës së menaxhimit
-Ndërveprim më i mirë me furnitorin
-Planifikim strategjik më i mirë

 

2.SISTEMI I SHITJEVE NË TERREN ELELCO MOBILE SALES
Elelco Mobile Sales është një aplikacion android i përshtatshëm për kompanitë e distribucionit me shitje derë më derë.
Elelco Mobile Sales mundëson marrjen e porosisë, printimin e faturës elektronike në momentin e dorëzimit të mallit dhe shkarkimin e të dhënave të shitjes në kohë reale te sistemi juaj menaxherial. Përdorimi i Elelco Mobile Sales zhvillohet në dy nivele të ndryshme: nga njëra anë aplikacioni ku agjentët tuaj kryejnë shitjet kudo që ndodhen online dhe offline, dhe nga ana tjetër sistemi menaxherial ku këto informacione mblidhen dhe mund të menaxhohen, duke gjeneruar nje shumëllojshmëri statistikash.
Fleksibël dhe i personalizuar sipas kërkesave të çdo kompanie mundëson:
Kontroll më të madh të tregut
Mbarëvajtjen e marrëdhënieve me klientin
Menaxhimin e ofertave speciale dhe listave të çmimeve për zonë dhe klientë
Regjistrim në kohë reale të faturave dhe arkëtimeve në kontabilitet
Mbajtjen nën kontroll të inventarit të furgonit
Shumëllojshmëri statistikash të përonalizuara për: agjentë, zonë, klientë etj. në produkte dhe vlerë
Asnjë kufizim për sa i përket klientëvë, listave të çmimeve me shumë nivele, produkteve etj.

 

3.SISTEMI I ARKIVIMIT TË DOKUMENTAVE A.D.ELE
A.D.ELE është më shumë se një softuer i thjeshtë për arkivimin dhe menaxhimin e dokumenteve: është një platformë e plotë për menaxhimin inteligjent të proceseve dhe informacioneve të lidhura me të gjithë dokumentacionin e kompanisë. A.D.ELE i jep jetë dokumenteve duke i dhënë rëndësi të veçantë informacioneve e përbërjes së dokumentit për gjetje më të thjeshtë të informacioneve të kërkuara.
Falë A.D.ELE, përveçse mund të keni në mënyrë dixhitale dokumentacionin letër, mund të gjeni lehtësisht dokumentin e duhur në momentin e duhur, të analizoni informacionet, të gjeneroni raporte, të ndani dokumente brenda selive dhe jashtë saj me klientë ose partnerë.
Për klientët që disponojnë ERP ELELCO, A.D.ELE jep mundësinë e aksesit të dokumentacionit nga ERP kur jemi duke parë një skedë kontabël të një klienti apo furnitori, kur jemi duke bërë prodhimin, lëvizjet e magazinës etj.

 

TIPOLOGJITË E DOKUMENTEVE QË MUND TË ARKIVOHEN NË A.D.ELE:
Faturat e blerjeve, Faturat e shitjeve, Kontratat dhe bashkëngjitjet e kontratave, Dokumentet e ndryshme të bilancit, Raporte të ndryshme kontabël, Dokumentet e magazinës, Packing List, Mirëmbajtja e makinerive, Vizatime teknike, Skedat e personelit etj.

 

4.SISTEMI I MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE HR ELELCO
Softueri HR ELELCO vendos në dispozicion gjithçka që është e nevojshme për menaxhimin e burimeve njerëzore në mënyrë të thjeshtë dhe eficiente, i përshtatshëm për çdo dimension apo organizim kompanie. Nga menaxhimi i dosjes së punonjësve te menaxhimi i pushimeve dhe mungesave, arkivimi i dokumentacionit të punonjësve deri te përllogaritja e pagave dhe raportet e ndryshme për arsye deklarimi apo menaxheriale. Teknologjia Cloud me mundësi aksesi nga kudo dhe kurdo dhe funksionalitetet e shumta të studiuara posaçërisht për të mundësuar kursimin e kohës dhe eficiencën maksimale për këtë sektor. Një aplikacion Web dygjuhësh shqip dhe italisht, i ndërtuar sipas legjislacionit shqiptar në fuqi na bën të mundur ofrimin e një softueri të plotë për çdo procedurë në këtë sektor.

 

5. SISTEMI I AKSES-KONTROLLIT
PAJISJA KOHËSHËNUESE
Regjistron dhe kontrollon nëpërmjet shenjave dixhitale, kartave ose njohjen e fytyrës prezencën ditore të çdo punonjësi.
SOFTUERI I PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE
Përpunon të gjitha të dhënat e mbledhura nga pajisja dhe i strukturon në kartela sipas tipit të kontratës dhe lejon të justifikohen mungesat, autorizon orët shtesë, menaxhon orët e mbledhura dhe orët shtesë afrofe.
LIDHJA ME HR ELELCO
Mundësi lidhjeje me softuerin HR ELELCO për gjenerimin automatik të listëpagesës për çdo punonjës sipas legjislacionit fiskal shqiptar.

Shërbime

Perllogaritje page Payroll
Perllogaritje page Payroll
Kontroll i shpenzimeve
Kontroll i shpenzimeve
E-maile automatike për njoftime te ndryshme
E-maile automatike për njoftime te ndryshme
Menaxhim i distribucionit dhe shitjeve
Menaxhim i distribucionit dhe shitjeve
Ndertim faqe E-commerce
Ndertim faqe E-commerce
Planifikim buxheti
Planifikim buxheti
Planifikim i prodhimit
Planifikim i prodhimit
Faturim elektronik
Faturim elektronik
Programe Kontabiliteti
Programe Kontabiliteti
Programe menaxhimi te  personalizuar sipas kerkesave
Programe menaxhimi te personalizuar sipas kerkesave
Programe per kompani prodhimi, Sisteme per menaxhimin e prodhimit
Programe per kompani prodhimi, Sisteme per menaxhimin e prodhimit
Sisteme menaxheriale ERP
Sisteme menaxheriale ERP
Sisteme per arkivimin e dokumentave A.D.ELE
Sisteme per arkivimin e dokumentave A.D.ELE
Sisteme per logjistiken ne kompani
Sisteme per logjistiken ne kompani
Sisteme per menaxhimin e shitjeve ne terren
Sisteme per menaxhimin e shitjeve ne terren
Software per menaxhimin e burimeve njerezore
Software per menaxhimin e burimeve njerezore
Statistika te ndryshme
Statistika te ndryshme
Sherbime Cloud
Sherbime Cloud
Perllogaritje e kostove
Perllogaritje e kostove
Sisteme Akses Kontrolli
Sisteme Akses Kontrolli
Krijim aplikacionesh Android
Krijim aplikacionesh Android
Krijim aplikacionesh CRM ( Customer Relationship Management )
Krijim aplikacionesh CRM ( Customer Relationship Management )
Programe per Administrim Financiar dhe Kontabel
Programe per Administrim Financiar dhe Kontabel
Programe per mbajtjen e inventarit
Programe per mbajtjen e inventarit
Programe financiare, kontabiliteti
Programe financiare, kontabiliteti

Katalogu

Katalog BIS Business Integration Solutions SHPK

Historiku

Partnere

IBM

Klientet

Video