Secondary Adv

DIMENSION HR

Asistence mbi informacionin nga ACP
+355 68 90 99 009

 

Përshkrimi

DIMENSION HR është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore. Eksperienca 10 vjeçare e stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore është një potencial në shërbim të organizatave, kompanive, individëve me qëllim përmirësimin dhe konsolidimin e vlerave dhe standarteve profesionale të tregut të punës dhe zhvillimit në vend.

Vizioni dhe Misioni

-Të jemi liderë të performancës në industri dhe një partner besnik dhe i vërtetë i organizatave, kompanive dhe bashkëpunëtorëve tanë.

-Të mbështesim proceset e Menaxhimt të Burimeve Njerëzore për të rritur vazhdimisht vlerat për klientët tanë, për kandidatët dhe punonjësit nëpërmjet një sherbimi cilësor dhe profesional.

-Të mbajmë partneritete biznesi afatgjata, duke sjellë risi e ide të reja dhe mbajmë standarte perfekte dhe profesionale të sjelljes ndaj tyre.

"Përpara se të bëhesh lider, suksesi lidhet me zhvillimin personal. Pasi bëhesh lider, suksesi arrihet kur ndihmon zhvillimin e të tjerëve."

Çfarë ofron

DIMENSION HR ofron këto shërbime:

-    Konsultim për Menaxhimin Strategjik të Burimeve Njerëzore.
-    Programe trajnime dhe e-learning.
-    Ri-inxhinierimin e proceseve të punës.
-    Gjetje ekspertësh/ ekzekutivësh/ specialistësh.
-    Procese të plota rekrutimi.
-    Konsultim për rritje në karriere.
-    Identifikim i talenteve nëpërmjet vlerësimeve të profilit psikologjik dhe teknik.

 

Gjetje Ekspertësh dhe Ekzekutivësh
Në proceset e gjetjes së ekzekutivëve dhe ekspertëve, ne sjellim një përvojë shumë të mirë të marrëdhënieve me bizneset si dhe angazhimin tonë cilësor profesional në shërbimin që ofrojmë. Në këtë proces kryhen hapat e mëposhtme:


1-Njohja me kompaninë dhe analiza e nevojave
Takimi ynë i parë për kërkesat e një pozicioni të ri, profilin e kandidatit, kulturën dhe objektivat e kompanisë mbyllet me një marrëveshje mbi specifikimet përfundimtare për përfundimin e procesit me profesionalizëm.

 

2-Kërkimi dhe takimi me kandidatët
Për shkak të eksperiencës së konsulentëve tanë, kandidatët vlerësojnë njohuritë dhe këshillat e tyre, gjë që rrit mundësinë në përthithjen e talenteve më të mira për kompanitë.

 

3-Vlerësim dhe përzgjedhje
Një intervistë e thelluar e kompetencave e ndjekur nga një vlerësim i mëtejshëm përmes referencave është faktori vendimtar për vlerësimin e bërë nga konsulentët tanë para se lista e kandidatëve të përzgjedhur t'i prezantohet kompanisë.

 

4-Rekrutimi final
Një nga pikat kritike të procesit të rekrutimit është që përpjekjet të rezultojnë në punësimin aktual të kandidatit. Aftësitë dhe eksperienca në mbylljen e një procesi kërkimi pune mund të bëjë dallimin mes suksesit dhe dështimit.

 

5-Finalizimi i procesit
Për shkak të kontaktimit të vazhdueshëm me kandidatët për çdo hap të procesit të kërkimit, konsulentët tanë monitorojnë dhe zgjidhin problemet mbi punën ose aspektet praktike dhe personale të kalimit nga një punë në tjetrën në momentin që lindin, duke minimizuar kështu të gjithë faktorët që mund të pengojnë finalizimin e procesit.


6-Përgjegjësia për ndjekjen e mëtejshme
Konsulentët tanë sigurohen sistematikisht që kandidatët e punësuar të kenë një ndikim pozitiv që tejkalon pritshmërinë e klientëve tanë. Ne i ndjekim kandidatët dhe klientët në intervale të rregullta për të kontrolluar punën dhe përshtatshmërinë e tyre.

Shërbime

Gjetje ekspertesh, ekzekutivesh dhe specialistesh
Gjetje ekspertesh, ekzekutivesh dhe specialistesh
Hartim planesh per rritjen e efecienses per kompani
Hartim planesh per rritjen e efecienses per kompani
Hartim politikash per burimet njerzore
Hartim politikash per burimet njerzore
Konsulence financiare
Konsulence financiare
Konsulence per burimet njerzore
Konsulence per burimet njerzore
Konsulence per shpenzime te uleta administrative
Konsulence per shpenzime te uleta administrative
Konsultim per burimet njerezore
Konsultim per burimet njerezore
Konsultim per rritje ne karriere
Konsultim per rritje ne karriere
Menaxhim Konsultim per proceset e punes
Menaxhim Konsultim per proceset e punes
Nenkontraktore per burime njerezore
Nenkontraktore per burime njerezore
Personel i perkohshem
Personel i perkohshem
Agjensi punesimi dhe rekrutimi
Agjensi punesimi dhe rekrutimi
Procese të plota rekrutimi
Procese të plota rekrutimi
Programe trajnime dhe e-learning
Programe trajnime dhe e-learning
Programe trajnimi per organizata
Programe trajnimi per organizata
Sherbime Asekondimi, Pajtim i punonjesve
Sherbime Asekondimi, Pajtim i punonjesve
Trajnime ne fushen e aftesive te biznesit
Trajnime ne fushen e aftesive te biznesit
Trajnime per menaxheret e burimeve njerzore
Trajnime per menaxheret e burimeve njerzore
Vleresim dhe perzgjedhje stafi
Vleresim dhe perzgjedhje stafi
Kompani rekrutimi per sektorin e ndertimit
Kompani rekrutimi per sektorin e ndertimit
Kompani rekrutimi, punesimi
Kompani rekrutimi, punesimi
Rekrutim ne fushen e marketingut
Rekrutim ne fushen e marketingut
Rekrutim ne sektorin e shitjes
Rekrutim ne sektorin e shitjes
Rekrutim punonjesish ne sektorin financiar
Rekrutim punonjesish ne sektorin financiar
Rekrutim punonjesish per sektorin e industrise
Rekrutim punonjesish per sektorin e industrise
Rekrutim punonjesish te kualifikuar
Rekrutim punonjesish te kualifikuar
Rekrutim stafi ne sektorin e hoteleri turizem
Rekrutim stafi ne sektorin e hoteleri turizem
Rekrutim stafi per agjent shitjesh
Rekrutim stafi per agjent shitjesh
Implementim te sistemeve te burimeve njerzore
Implementim te sistemeve te burimeve njerzore
Menaxhim projektesh ne sektorin e ndertimit
Menaxhim projektesh ne sektorin e ndertimit
Menaxhim projektesh per sisteme IT
Menaxhim projektesh per sisteme IT
Rekrutim punonjesish te nivelit te larte menaxherial
Rekrutim punonjesish te nivelit te larte menaxherial
Siguri ne pune per sektorin e ndertimit
Siguri ne pune per sektorin e ndertimit
Sisteme automatizimi per matjen e performaces se punonjesve
Sisteme automatizimi per matjen e performaces se punonjesve
Sisteme menaxheriale per performancen e punonjesve
Sisteme menaxheriale per performancen e punonjesve

Trajnime

Trajnimi per Sigurine ne pune



Formimi në fushen e sigurise dhe shëndetit në punë si detyrë ligjore e punëdhënësve e punëmarrësve, është një nga masat më efektive për të zvogëluar aksidentet në punë me pasoja në jetën e shendetin e punonjesve dhe dëmet materiale. Vecanërisht është i domosdoshëm që këtë formim, ta ketë sa më të plotë personeli inxhinjero teknik në kantjere ndërtimi si dhe në cdo prodhimtari të klasifikuar me risk të mesëm dhe të lartë.

Çdo individ sipas statusit të punësuarit në çdo institucion apo biznes ka të drejtë të ketë një mjedis pune të shëndetshëm dhe të sigurtë dhe mënyra më e mirë është bashkëpunimi me kompani që kanë përvojë në fushën e sigurisë në punë.

Të gjitha bizneset duhet të kenë mirë planifikuar, metodat dhe mënyrat per ti njohur punëmarrësit me koncepte te tilla siç janë rreziku, risku, informimi, formimi, instruktimi, trajnimi dhe dëmi, masat parandaluese dhe mbrojtëse, pajisje mbrojtëse individuale etj.

Vecanërisht bizneset duhet të fillojnë sa më parë procesin e edukimit dhe të formimit te punonjesve te tyre, në përputhje me nenin nr. 19 te ligjit 10237 datë 18 shkurt 2010, vkm 312, dt.05.05.2010 dhe ligje apo nën-ligje të tjera si dhe të standarteve europiane.

Një proces i tillë formimi e trajnimi jo vetem do të ulë në menyrë të konsiderueshme aksidentet dhe sëmundjet profesionale por do të rriste dhe prestigjin e bizneseve shqiptare në konkurrencë me ato të huaja që kanë aktivitete në Shqipëri.

Duke u nisur nga rëndësia e këtij fenomeni dhe nga zhvillimi i kuadrit ligjor rregullator për këtë fushë në Shqipëri, Dimension në bashkepunim me NetRDA experte ne fushen e sigurise, ofron për të gjitha ndërmarrjet private trajnim profesional me moton, “i sigurtë në punë… i sigurtë në jetë.

Per programin e plote kliko ketu!

 

Trajnim per Menaxhim Projekti

Menaxhimi i projektit është procesi dhe aktiviteti i planifikimit, organizimit, motivimit dhe kontrollit të burimeve, procedurave dhe protokolleve për arritjen e qëllimeve specifike te projektit.

Menaxhimi I Projektit mundëson harmonizimin e burimeve financiare, materiale dhe humane duke parandaluar maksimalisht ndodhitë e padëshiruara që shkaktojnë rritje të kostove dhe vonesa. PM vlerëson efektivitetin e projekteve duke I krijuar mundësine vendimarrësit të vendosë prioritetet në egzekutimin e tyre.

Sfida kryesore e menaxhimit të projektit është arritja e të gjitha qëllimeve dhe objektivave të projektit dmth realizimi I projektit në kohë, cilësi dhe brenda buxhetit të parashikuar. Sfida e mesme dhe më ambicioze është që të optimizohet alokimi i inputeve të nevojshme dhe të integrohen ato për të përmbushur objektivat e paracaktuara.

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësi të përvetësojë maksimalisht njohuritë mbi metodollogjinë që duhet ndjekur si dhe teknikat që përdoren në cdo stad zhvillimi apo process te Menaxhimit të Projektit.  Në këtë mënyrë cdo pjesëmarrës do të ketë aftësinë të menaxhojë një projekt duke e ideuar, organizuar, zbatuar, monitoruar&riformatuar dhe së fundmi edhe duke e raportuar atë në përputhje me qëllimin kryesor dhe objektivat specifike të paracaktuara. Gjithashtu në strukturë përfshihet cikli I detajuar për Biznes Planin si dhe treguesit/raportet kryesore finaciare që shërbejnë për vlerësimin e një biznesi apo projekti.

Trajnimi është i pershtatshëm kryesisht, por jo vetem, për menaxher apo staf administrativ biznesi që mund të udhëheqin një projekt të caktuar.

Në kurs përdoret Metodollogjia CEFE e trajnimit (open space teknollogji), e cila bazohet në aktivizimin maksimal të pjesëmarrësve në transmetim të cdo njohurie si dhe konkluzionet e përmbledhjet për cdo koncept bazë që duhet mësuar.

Trajnerët TOT, të certifikuar për këte metodollogji, kanë experiencë shumë vjecare në trajnime. Ata njëkohësisht kanë gjithashtu eksperiencë akademike në nivel universitar.

Roli I tyre është të hapin e nxisin debatin dhe në mënyrë të padukshme drejtojnë konkluzionet të cilat realisht shprehen nga pjesëmarrësit duke rritur në maksimum përfshirjen e pjesëmarrësve. 

Per programin e plote kliko ketu!

Pozicione vakante

DIMENSION shpk me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale. Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Klikoni ketu per te pare listen e pozicioneve vakante.