Secondary Adv

ALUFLOR Construction Group

Asistence mbi informacionin nga ACP
+355 68 90 99 009

 

Përshkrimi

ALUFLOR Construction Group është një kompani me aktivitet në fushën e ndërtimit me ekspertizë në konceptimin, projektimin, përpunimin dhe ndërtimin e fasadave të jashtme të objekteve duke ofruar një portofol të plotë të të gjitha llojeve të fasadave të xhamit, fasadave të ventiluara me materiale natyrore, fasadave të ventiluara me pllakë qeramike, fasadave të ventiluara me Alucobond, fasadave dekorative, fasadave të blinduara, fasadave inteligjente, fasadave mediaglass, sistemeve të avancuara të dritareve dhe dyerve komplekse etj.

 

Produktet e ALUFLOR që nga koncepti, përzgjedhja e kujdesshme e materialeve, projektimi, përpunimi dhe instalimi në objekt kanë fokus kryesor kombinimin e njohurive dhe teknologjive të avancuara në ndërtim me qellim eficencën e lartë ne kursimin e energjisë në ndërtesa dhe çertifikimin sipas standardeve më të larta të eficencës dhe mbrojtjes së mjedisit. Në bashkëpunim të ngushtë me partnerët gjermanë si Wicona, AGC Interpane, Mediaglass, Alucobond dhe 3A Composites, ALUFLOR investon vazhdimisht në përmiresimin e kapaciteteve njerëzore dhe teknike në përputhje me udhëzimet dhe rregulloret ndërkombëtare të ndërtimit në mënyrë që edhe në Shqipëri të kemi ndërtesa të standardeve më të larta botërore.

Çfarë ofron

Aluflor ka në vizionin dhe misoinin e tij një simbolikë të qartë ku ndërthuren arkitektura, teknologjia, mirëqënia njerëzore dhe harmonia me mjedisin.

Vizioni
Të kthejmë çdo ndërtim të ri në një vepër arti të arkitekturës, me teknologjinë më të lartë në kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit, duke e sjellë Shqipërinë më pranë sfidave të Mijëvejecarit.

 

Misioni
Të rrisim kapacitetet njerëzorë dhe të sjellim një kulturë të re ku standartet e larta në biznes, marrëdhënia me mjedisin dhe kontributi për të përmirësuar jetën e njerëzve të thjeshtë, të ecin bashkë në mënyrë progresive duke fuqizuar njëri tjetrin. Njohuria, eksperienca dhe ekspertiza Gjermane garantojnë avantazhet e një projekti të cilat kthehen në modul suksesi nëpërmjet:

 

- Projektimit me ekspertizë Gjermane

- Zgjidhjeve inovative për një arkitekturë bashkëkohore

- Teknologjisë Gjermane të materialeve

- Kursimit të energjisë dhe kostos minimale të mirëmbajtjes

- Sigurisë në ndërtim sipas protokolleve të BE

- Çmimeve eksluzive dhe fleksibilitetit në variante

- Certifikatave mjedisore sipas standardeve më të larta

- Përfitimit ekonomik I sigurtë në terma afatgjatë investimi

- Çertifikimit të ndërtesave sipas standardeve të LEED

 

Aluflor ofron Inovacion dhe Teknologji nëpërmjet:

- Fasada inteligjente Emotion

- Ndërtesa me konsum energjie 0

- Veshje HT

- Fasada Led etj

Produktet dhe shërbimet që ALUFLOR ofron janë:

- Sisteme me fasada xhami

- Sisteme me kapak

- Sisteme strukturale

- Sisteme të parafabrikuara

- Fasada të ventiluara

- Fasada të ventiluara me pllake

- Fasada të ventiluara Alucobond

- Fasada të ventiluara me xham

 

Risi teknologjie

- Fasada inteligjente 

- Fasada fotovoltaike

- Fasada MediaGlass

- Dyer dritare

- Sisteme me rrëshqitje

- Sisteme të automatizuara

- Fasada të blinduara

Shërbime

Fasada antiplumb (te blinduara)
Fasada antiplumb (te blinduara)
Fasada ekologjike te dyfishta
Fasada ekologjike te dyfishta
Fasada inteligjente
Fasada inteligjente
Fasada me ajrosje
Fasada me ajrosje
Fasada me ekran te integruar LED
Fasada me ekran te integruar LED
Fasada me sistem fotovoltaik
Fasada me sistem fotovoltaik
Fasada me vetepastrim
Fasada me vetepastrim
Fasada MediaGlass (me sistem video LED)
Fasada MediaGlass (me sistem video LED)
Fasada strukturale
Fasada strukturale
Fasada te parafabrikuara
Fasada te parafabrikuara
Fasada te ventiluara ekologjike
Fasada te ventiluara ekologjike
Fasada te ventiluara me alukobond
Fasada te ventiluara me alukobond
Fasada te ventiluara me izolum termik
Fasada te ventiluara me izolum termik
Fasada te ventiluara me pllake
Fasada te ventiluara me pllake
Fasada te ventiluara me qeramike
Fasada te ventiluara me qeramike
Fasada te ventiluara
Fasada te ventiluara
Fasada xhami me kursim energjie
Fasada xhami me kursim energjie
Konceptim projektim fasada te jashtme
Konceptim projektim fasada te jashtme
Perpunimin dhe ndertimin fasada xhami
Perpunimin dhe ndertimin fasada xhami
Sisteme fasada me kapak
Sisteme fasada me kapak
Dritare alumini
Dritare alumini
Dyer alumini
Dyer alumini
Porta xhami kryesore
Porta xhami kryesore
Porta xhami me hapje automatike
Porta xhami me hapje automatike
Vetrata xhami me sistem me rreshqitje
Vetrata xhami me sistem me rreshqitje

Historiku

Aluflor Construction Group, u krijua nga pasioni dhe ëndrra e një vajze të re e cila në moshën 23 vjecare la pas Gjermaninë ku kishte studiuar dhe punuar me një karrierë të sigurtë, dhe u kthye në Shqipëri, vendin e lindjes ku e prisnin sfida që me pas do t’i ndryshonin jetën në mënyrë të pabesueshme. Florentia u kthye në Shqipëri në vitin 2004 në një vend te cilin e kishte në zemer si atdheun e dashur por nuk e njihte mënyrën e të jetuarit, kulturën e punës, realitetin e biznesit, dhe e ardhur nga një vend shumë i zhvilluar si Gjermania u gjend në mesin e shume dilemave ku vendosja e paraleleve me standarDet e Gjermanisë, dukej një mision i pamundur.

Gjyshi I saj, z. Donald Larkin ishte udhëheqësi shpirtëror i cili financoi dhe mbështeti iniciativën e saj për të nisur Aluflor, një kompani model të ekselencës në ndërtim dhe arkitekturë e cila do të behej më pas frymëzim për njerëzit që ju bashkuan ëndrrës për të ndryshuar imazhin e ndërtesave në vend. Si personi më me shumë ndikim në jetën e saj, Z. Larkin me një karrierë ekzekutive 50 vjecare, bankier dhe humanist I spikatur ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për krijimin dhe rritjen e Aluflor si bashkëthemelues, aksioner kryesor dhe vizionar I çmuar në momentet më vendimtare të kompanisë. Aluflor nisi në vitin 2005 duke rrëmbyer eksluzivitetin e markës Gjermane Alucobond duke nisur kështu partneritetin me Alcan Singen dhe me përpjekjet e një biznesi të ri ambicioz u bë e mundur të realizoheshin projektet e para në Shqipëri të cilët do të ishin edhe modelet e ndërtesave të së ardhmes.

 

Me shumë sakrifica, dhe duke u përballur me vështirësi nga me të pabesueshmet, Florentia ia doli të promovojë produktet Gjermane në çdo cep të vendit dhe me një vendosmëri të paimagjinueshme në pak vite krijoi besueshmërinë për të sjellë në Shqipëri, markat dhe kompanitë Gjermane të cilat sot janë partnere dinjitozë dhe së bashku kanë realizuar projektet dhe referencat më madhështore në Shqipëri me cilësi dhe standarde në nivelin e atyre Gjermane Sot Aluflor është një kompani që njihet për profilin e lartë në realizimin e projekteve të fasadave nga më komplekset, me efiçensë të lartë në kursimin e energjisë për t’ju përgjigjur standadeve më të larta në certifikimin e ndërtesave dhe me kapacitete për të realizuar projekte që i përkasin të ardhmes së teknologjisë së ndërtimit edhe në vendet më të zhvilluara të Botës.

 

Pavarësisht suksesit dhe përgjithmonë e dashuruar me punën, Florentia mbetet një person shumë i thjeshtë, të cilën kur e pyet se si ia dole mbanë, përgjigjet: “Nëse do ta dija që në fillim çfarë vështirësish më prisnin nuk do ta kisha nisur kurrë këtë biznes, por jam krenare pasi sfidat e të pa-mundurës më kanë ndyshuar jetën dhe kanë prekur jetët e të gjithë atyre të cilët kanë ecur në rrugën time. Tani që me pyesni, mund të them me përulësi qe kjo sacrifice ia ka vlejtur çdo pikë djerse, dhe do të kushtoja gjithçka për atë që Aluflor dhe njerëzit e saj përfaqesojnë sot në Shqipëri dhe me gjerë”

Punë të kryera

2R konstuksion, Tirane
2R konstuksion, Tirane
Ambasador 3
Ambasador 3
Arena Kombetare
Arena Kombetare
Arredo Fab, Tirane
Arredo Fab, Tirane
Bankers Petroleum, Fier
Bankers Petroleum, Fier
Belavis, Tirane
Belavis, Tirane
Best Western Premium Hotel, Airport Tirane
Best Western Premium Hotel, Airport Tirane
Deutch Color
Deutch Color
Lushnje
Lushnje
Merceds Benz
Merceds Benz
Omega Farma
Omega Farma
Park Gate
Park Gate
Profarma
Profarma
Projekti Voloti, Durres
Projekti Voloti, Durres
Top Channel Tirane
Top Channel Tirane

Partnere

3A Compositesagcagrob buchtaldormamediaglasswicona