Secondary Adv

Gjeo Vjosa

Adresa: Rr. “Frosina Plaku” P.5/1, Shk.3 Ap. 6, Tiranë, Albania

 

Dergoji email
kompanise





Asistence mbi informacionin nga ACP
+355 68 90 99 009

 

Përshkrimi

Gjeo-Vjosa shpk është aktive me shërbimet e saj në tregun shqiptar që prej vitit 1995. Kompania ka si aktivitet qëndror ndërtim i rrjeteve gjeodezike, plane relieve në shkallë të mëdha dhe modele 3D të terrenit në shërbim të projektimit dhe të zbatimit të punimeve për objekte inxhinierike si: Rrugë; Hekurudha; Aerodromë;Qendra banimi dhe turistike; Hidrocentrale; Objekte industriale; Ujësjellsa dhe Kanalizime; Linja tensioni për rrjete transmetimi/shpërndarjeje; Teleferike. Shoqëria realizon punime në të gjithë territorin e Shqipërisë, me stafin e saj, me kosto dhe shpejtësi maksimale. Gjithashtu Gjeo Vjosa ka partneritete me specialistë në pothuaj cdo qytet. Nëpërmjet kësaj mënyre realizohet me kosto të ulët cdo lloj kërkese e paparashikuar, që mund të rezultojë gjatë realizimit të punimeve. Në përdorim të stafit në terren janë pajisje matjeje dhe të mbledhjes së të dhënave të saktësisë së lartë: Total Station, GPS, Nivele, etj.

Çfarë ofron

RILEVIMI TOPOGRAFIK I TERRENEVE

A- Krijimi i rrjeteve mbështetese të lidhur me Sistemin Shtetëror të Koordinatave dhe të Nivelacionit. Pikat fiksohen në terren me blloqe betony.

B- Marrja e pikave detaje, (GPS, Stacion Total), me saktësi dhe dendësi të përshtatshme me përmbajtjen e terrenit dhe shkallën e kërkuar.

C- Modelimi grafik 3D i relievit.

D- Pasqyrimi i të gjithë informacionit gjeografik ekzistues të gjeoreferencuar në gjeodatabase.

E- Raporti teknik i punimeve dhe Dokumentacioni Ligjor përkatës.

RILEVIMI TOPOGRAFIK I TRASEVE (rrugë, ujësjellës, kanalizime, linja elektrike ajrore dhe nëntokesore, hekurudha).

A- Krijimi i rrjeteve mbeshtetëse të lidhura me Sistemin Shtetëror të Koordinatave dhe të Nivelacionit (GPS, Stacion Total, Nivele). Pika të forta të shënuara ose të ndërtuara në terren me blloqe betoni.

B- Matja me dendësi të përshtashme të profileve jo me shumë se 10-15 m nga njëri-tjetri. Në raste të kthesave realizohet rilevimi si një shesh ndërtimi. Gjerësia e rilevimit jo më pak se 20 m nga aksi, në të dy anët e tij.

C- Marrja e objekteve në planimetri dhe lartësi, informacion mbi pronësinë dhe përdorimin, si fazë paraprake e shpronësimeve publike.

D- Modelimi grafik 3D i relievit, pasqyrimi i cdo informacioni disponibël për objektet nëntokësore.

E- Ndërtimi i profileve gjatësore dhe tërthore të trasesë.

F- Raporti teknik i punimeve. Cdo pikë e fortë e rrjetit mbështetës shoqërohet me fletëpërshkrim dhe fotografi.

G- Dokumentacioni ligjor.

PUNIMET E ZBATIMIT:

A- Ndërtimi i rrjetit gjeodezik të zbatimit të punimeve.

B- Nxjerrja e të dhënave (x,y,z) nga projekti dhe ngarkimi i tyre ne Stacion Total.

C- Piketimi në terren i sipërfaqeve të ndërtimit dhe akseve kryesore.

D- Ndjekja ne vazhdimesi e gërmimeve dhe mbushjeve për trupëzimin e veprës.

E- Llogaritja e volumit te punimeve.

F- Piketimi i detajuar i akseve në plan dhe lartësi, si dhe kontrolli i vazhdueshëm i tyre.

G -Kur shihet e arsyeshme nga projektuesit, për vepra të rëndësishme, sidomos për diga, organizohet dhe kryhet vrojtimi periodik i qëndrueshmërise së veprës me matje te sakta gjeodezike.

PROCESI GIS:

A- Mbledhja e informacionit ne terren nepermjet grupeve GPS.

B- Klasifikimi i Informacionit.

C- Krahasimi me sistemet publike te Informacionit.

D- Verifikimi dhe kontrolli nga Grupet e Kontrollit.

E- Perpilimi i paraqitjes se hartave tematike me informacionin perkates.

F- Krijimi i aplikacioneve per ndjekjen dinamike te te dhenave.

Shërbime

Punime topografike ne fazen e projektimit
Punime topografike ne fazen e projektimit
Punime topografike ne fazen e projektimit
Punime topografike ne fazen e projektimit
Punime topografike ne fazen e projektimit1
Punime topografike ne fazen e projektimit1
Ekspertizë Topografike
Ekspertizë Topografike
Ekspertize Topografike
Ekspertize Topografike
Sisteme te Informacionit Gjeografik
Sisteme te Informacionit Gjeografik
Rilevim topografik per rruge
Rilevim topografik per rruge
Rilevim topografik i traseve
Rilevim topografik i traseve
Rilevim topografik i traseve per ujesjelles
Rilevim topografik i traseve per ujesjelles
Projektime topogjeodezike per vepra te infrastruktures
Projektime topogjeodezike per vepra te infrastruktures
Planimetri objektesh
Planimetri objektesh
Ndertim i profileve gjatesore dhe terthore te trasese dhe te objekteve
Ndertim i profileve gjatesore dhe terthore te trasese dhe te objekteve
Matje topografike ne terren
Matje topografike ne terren
Punime te hartave ne GIS
Punime te hartave ne GIS
Harta Kadastrale
Harta Kadastrale

Historiku

Gjeo-Vjosa shpk është themeluar me Vendim të Gjykatës së Tiranës në vitin 1995 me Licensë Profesionale Nr. 2004/6 në punime dhe projektime topogjeodezike. Në përvojën e gjatë të stafit është realizuar pothuajse çdo lloj i punimeve topografike. Kjo përvojë është ndërtuar në përpilimin e një grupi standartesh të shoqërisë si udhëzuesit teknikë, manualet e përshkrimit të punës, si dhe matricat e kërkesave, me qëllim garantimin e cilësisë së shërbimit.

Punë të kryera

Porto Romano, Durres
Porto Romano, Durres
Rr. Vlore Selenice
Rr. Vlore Selenice
Rruga e Arberit Sektori Bulqize – Ura e Vashes
Rruga e Arberit Sektori Bulqize – Ura e Vashes
Rruga Llogara Orikum
Rruga Llogara Orikum
Teleferiku Tirane Dajt
Teleferiku Tirane Dajt
Ujesjellesi Fushe Kuqe Kurbin
Ujesjellesi Fushe Kuqe Kurbin

Trajnime

Trajnim - për përdorimin e Total Station
Gjeo-Vjosa organizon gjatë muajit prill trajnime falas, mbi përdorimin e instrumentit Total Station GEOMAX.
Ftohen të aplikojnë për regjistrim studente të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit Gjeologji-Miniera, si dhe cdo individ që dëshiron të njohë përdorimin e Total Station.
Trajnimet kanë për qëllim stimulimin e studenteve dhe dhënien sadopak të mundësisë për të qënë të aftë dhe të përgatitur për tregun e punës.
Trajnimi do të zgjasë 1 jave, nga e hëna në të premten, nga ora 14 deri në orën 17. Gjatë muajit prill do të realizohen tre të tillë, sipas kërkesave që do të paraqiten.
Gjatë trajnimit do të trajtohen:
•    Matjet topografike - konceptet kryesore.
•    Njohja me instrumentin Total Station.
•    Matje në terren.
•    Procedura e shkarkimit të të dhënave.
•    Lidhja e pikave.
•    Dorëzimi i punës.
Cdo pjesëmarrës do të ketë mundësi të përdorë konkretisht instrumentin. Grupet e trajnimit nuk do të jenë më shumë se 5 individë. Kushtet në të cilat do të zhvillohet ky trajnim do të jenë të njëjta me matjet reale.
Për regjistrimte të interesuarit të dërgojnë email në adresën: info@gjeovjosa.com