Secondary Adv

Land & Co

 

Përshkrimi

Land & Co është një kompani projektuese shqiptare në fushën e ndërtimit si dhe në tregëtimin e aparteve elekrtonike që janë në shërbim të ndërtuesve dhe të projektuesve në gjeodezi dhe topografi. Firma Land & co shpk është e specializuar në dixhitalizimet e hartave kadastrale të pasurive të paluajteshme. Land & co ka pasur kontrata të vazhdueshme me NMP per SRPP për një periudhë prej 15 vitesh dhe ka arritur të bëjë punime shumë të specializuara me programet GIS. Land & co bashkëpunon me prodhuesit më të medhënj të instrumentave gjeodezik dhe të pajisjeve gjeofizike. Stafi i kualifikuar i inxhiniereve dhe produktet tekonolgjike kanë bërë që emri i kompanisë të rritet më kalimin e viteve, si një ndër kompanitë lidër në projektim dhe tregtimin e instrumentave matës.

SATNET LIVE ALBANIA GNSS NETWORK SERVICE REAL TIME

Ky shërbim u jep mundësine përdoruesve të GPS profesional të saktësisë së lartë që të përdorin SATNET LIVE ALBANIA si shërbim rrjeti:
-RTK (e rendit 1-2 cm në plan dhe lartësi)
-DGPS (e rendit 20-50 cm në plan dhe në lartësi)
-SATNET LIVE ALBANIA ofrohet nga Land&co shpk dhe është shërbim fleksibël i ndërtuar për raste speciale shërbimi edhe në rastet kur rrjetet e tjere permanente CORS Network GNSS nuk jane në gjendje të mbulojnë me shërbim cilësor.

 

SATNET LIVE ALBANIA ofrohet në tre shërbime:

1. Shërbim RTK dhe DGPS i cili është thjeshtë aksesim i rrjetit SATNET LIVE ALBANIA.

2. Shërbim i dedikuar për rastet e veçantë nëpërmjet montimit të stacioneve GPS të dedikuara për projekte të rëndësishme infrastrukturore me qëllim rritjen e saktësisë teknike të pozicionimit.

3. Monitorime Real Time të lekundjeve të objekteve  strategjike dhe në detektimin e lëkundjeve të tërmeteve nëpërmjet GPS.
SATNET LIVE ALBANIA operon në zonat qëndrore të Shqipërisë dhe në disa pjesë të Kosovës dhe Maqedonise.

 

Të gjithë të interesuarit për shërbimin SATNET LIVE ALBANIA duhet që fillimisht të regjistrohen në formën e mëposhtme ose nga aplikacioni SATNET live mobile  me qëllim që të përfitojnë shërbimin e kërkuar nga Land&co. Menjëhere pas regjistrimit do ju dërgohet informacioni i nevojshëm për aksesimin e rrjetit. Nëse jeni kompani e regjistruar me parë në SATNET LIVE ALBANIA ju lutem klikoni në shërbim rrjeti për të realizuar aktivizimin.

 

Ofertë !
Të gjithë të regjistruarit për herë të parë SATNET LIVE ALBANIA ofron 3 dite falas për të gjitha shërbimet. Të gjithë klientët e kompanisë Land&Co që blejnë GPS ju ofrohet shërbimi falas për një vit.

 

Shërbimet që ofrohen:
-CMR(RTK GPS+GLONAS)
-CMR+ (RTK GPS+GLONAS)
-DGPS (DGPS GPS+GLONAS)
-RTCM 2.3 (RTK GPS+GLONAS)
-RTCM 3.0 (RTK GPS+GLONAS) 

Per me teper informacion ju lutem kilkoni ketu

Çfarë ofron

Land & Co ka ekskluzivitetin e nevojshem të Kolida dhe Laser Technology për tregëtimin dhe mbulimin e servisit si dhe të gjitha garancitë që siguron. Kompania ofron të gjitha modelet e pajisjeve dhe instrumentave matës për punime në ndërtim. Land & co ofron shërbime në fusha të ndryshme me:

-Projektime Civile

-Projektime Rrugesh

-Projektime Hidroteknike

-Projektime Gjeodezike 

-Distributor i  Brand: KOLIDA, LASER TECHNOLOGY, INTUICOM

-Regjistrim fillestar te Pasurive te Paluajteshme

-Mbikqyrje dhe kolaudim punimesh inxhinierike 

-Monitorime te zhvendosjeve ne objekte strategjike gjate lekundjeve te termeteve

-Studime gjeoteknike për bazamentet e tokës për përbërjen dhe qëndrueshmërinë

-Shërbim rrjeti CORS - GPS - GNSS profesional nepermjet 

-SATNET LIVE ALBANIA

-Fotografim Ajror me rezolucion 2-5 cm nepermjet teknologjise UAV 3D orthofoto dhe modelim dixhital i terrenit  

Kompania është e aftë të kryejë punime të specializuara në GIS me programet: ArcGis (ESRI); Arc GIS; Civil Design 3D (autodesk).; AutocadMap (autodesk); Autodesk; Land Development(autodesk); Field Survey(autodsk); Field Survey; Cad Overlay 2002 (autodesk); Survey(Autodesk) dhe Geomedia (INTERGRAF).

Shërbime

Sherbime rrjeti CORS, GPS, GNSS
Sherbime rrjeti CORS, GPS, GNSS
Fotografim Ajror,UAV 3D orthofoto, modelim dixhital i terrenit
Fotografim Ajror,UAV 3D orthofoto, modelim dixhital i terrenit
Mbikqyrje dhe kolaudim punimesh inxhinierike
Mbikqyrje dhe kolaudim punimesh inxhinierike
Regjistrim fillestar i pasurive te paluajteshme
Regjistrim fillestar i pasurive te paluajteshme
Studime gjeoteknike per bazamentet e tokes per perberjen dhe qendrueshmerine
Studime gjeoteknike per bazamentet e tokes per perberjen dhe qendrueshmerine
Sherbime rrjeti RTK
Sherbime rrjeti RTK
Rrjeti SATNET LIVE ALBANIA
Rrjeti SATNET LIVE ALBANIA
Montim i stacioneve te GPS
Montim i stacioneve te GPS
Sherbim Rrjeti ne terren
Sherbim Rrjeti ne terren
Sherbime rrjeti DGPS
Sherbime rrjeti DGPS
Sisteme fotovoltaike
Sisteme fotovoltaike

Katalogu

Katalog Land & Co

Historiku

Kompania Land & Co shpk është krijuar në vitin 1996, e licensuar për punime topogjeodezike në objektet inxhinierike dhe rilevimet topografike. Eshte e certifikuar sipas standarteve ISO 9001:2008 per projektim, supervizim dhe kolaudim punimesh në rrugë, hekurudha, ura, ndërtime civile, industriale, ujësjelles, topografi dhe studime gjeologjike, licensuar nga Ministria e Transportit dhe e Infrastruktures. Land & co ka filluar me punime në vitin 1997 në azhornimin dhe rilevimin për përgatitjen e hartave treguese të pasurive të paluajteshme si dhe ka realizuar dy projekte rrugesh nacionale e kontraktuar nga Autoriteti Rugor Shqipetar, supervision, kolaudim të  rrugëvë të brendshme, hartim planesh urbanistike si dhe një sërë punësh të tjera ndër vite në të gjithë vendin.

Punë të kryera

Kalaja e Kanines, Vlore
Kalaja e Kanines, Vlore
Plani urbanistik i Komunes Lukove
Plani urbanistik i Komunes Lukove
Studim gjeoteknik i Gjirit te Lalzit
Studim gjeoteknik i Gjirit te Lalzit
Zbatim i kanalit me GPS Kolida K5+ UFO
Zbatim i kanalit me GPS Kolida K5+ UFO
Matje me pjerresi me Gps. Pas pasojave te termetit, Durres
Matje me pjerresi me Gps. Pas pasojave te termetit, Durres
 Studim urbanistik, Durres
Studim urbanistik, Durres
ASHK Lushnje, GPS Kolida
ASHK Lushnje, GPS Kolida
Matje e pallatit me Gps me Albcors
Matje e pallatit me Gps me Albcors
Model x6 per perdoruesit Gis
Model x6 per perdoruesit Gis
Matje pasurish me Kolida K3
Matje pasurish me Kolida K3

Partnere

ard.incintuicomlaser-technologytracasakolida

Video

 

Certifkime

Projektet e zhvilluara

 

Kontrat me Autoritetin Shteteror per Informacionin Gjeohapsinor:

 

Ne vitin 2018 Kompania Land&co ne bashkepunim me Universitetin e Selanikut dhe nje grup shkencetaresh shqiptare dhe grek ka realizuar nje kontrate me ASIG,

"Ndertimi i Kornizes Referuese Gjedezike Shqiptare KRGJSH". Ne kuder te ketij projekti u realizua:

Ndertimi i rrjetit te rendit te pare Gravimetrik me 42 pika ne te gjithe Shqiperine te fiksuara ne terren dhe te matura me gravimetra relative CG-5. 

Eshte realizuar prodhimi i Gjeoidit per zonen Tirane Durres me rezulucion te larte ne siperfaqe rreth 500 Km2.

Monitorimi i fushes magnetike per territorin e Shqiperise ne 11 pika permanente te rrjetit Magnetitk Shqiptar.

Ndertimi i dy sistemeve monitoruas te nivelit te detit Mareografe real time Ne Shengjin dhe Orikum.

Kontrate me prefekturen Gjirokaster dhe Qender UET prane Universitetit Europian:

 

Ne vitin 2016, Skanimi 3D me dron dhe pergatitja e virtual tour per kalete e Qarkut Gjirokaster ne kuader te projektit rajonal Net Castle Shqiperi Greqi per promovimin e qendrave historike. Modelet mund ti shikoni ne linkun portali i kompanise.

Kontrate ne Aluiznin Lushnje:

 

Ne vitin 2015 per pergatitjen e dokumentacionit per legalizimin e ndertimeve pa leje per 7 zona kadrastale

Kontrata me kompaninë spanjolle Tracasa për përgatitjen e hartave treguese të pasurive të paluajtëshme:

 

Në vitin 2013 në qytetin e Sarandës në zonën kadastrale 8642

Në vitin 2012 në zonën e Ksamilit në zonën kadastrale 2297

Në vitin 2012 në qytetin e Durrësit në zonën kadastrale 8518

Kontratë me Albpetrol sh.a :

 

Në vitin 2013 përgatitja e planeve të rilevimit të 9000 objekteve

Kontratë me Autoritetin Rrugor Shqipëtar (DPR) viti 2009-2010 me objekt:

 

Studim Projektim Rruga Voskopoje-Kamp(Kisha e Shën Prodhomit)

Studim Projektim Rruga Kthesa Dardhe-Boboshticë

Kontrata me Bashkimin Europian për përgatitjen e hartave treguese të pasurive të paluajtëshme:

 

Në vitin 2005 në qytetin e Korçës në zonat kadastrale 8561 dhe 8563

Në vitin 2004 në zonën e Maliqit në zonën kadastrale 2573 

Kontratë me kompaninë amerikane ARD Inc për përgatitjen e hartave treguese të pasurive të paluajtëshme:

 

Në vitin 2003 në qytetin e Fierit në zonën kadastrale 8532 

Kontrata me OSBE për përgatitjen e hartave treguese të pasurive të paluajtëshme:

 

Në vitin 2010-2011 Studimi i çeshtjeve të pronësisë ne 16 zonat e bregdetit te Jugut te Shqiperisë.

Në vitin 2005 në qytetin e Vlorës në zonën kadastrale 8605

Në vitin 2007 në zonën e Bathores në zonën kadastrale 3992

Kontrata me NMP për SRPP per rregjistrimin e pasurive. Vitet 1996-2003