Secondary Adv

Vagalat

Adresa:Rruga Vaqarr, Tirane, Albania

 

Dergoji email
kompanise





Përshkrimi

Vagalat shpk vazhdon historitë e suksesit në sektorin e ndërtimit dhe ecën drejt një të ardhmje të ndritur për bazat e kompanisë duke u shërbyer klientëve dhe duke vënë në epiqendër të çdo vepre partneritetin me bashkëpunëtorët dhe klientët. Vagalat shpk do të përpiqet që të arrijë zhvillim të metejshëm financiar në përpjestim të drejtë me ndërtimet civile, projektet madhore dhe shërbimet profesionale. Puna e vazhdueshme e palodhshme ka sjellë një shpërblim të vyer duke shtuar peshën e emrit te Vagalat në industrinë e ndërtimit, infrastrukturës urbane dhe shërbimeve të tjera. Kompania do të vazhdojë të shtrihet gjerësisht në çdo element përbërës të ndërtimit duke filluar nga projektet në infrastrukturë, ndërtimet civile, shërbimet e gërmimeve specifike, transporteve të vecanta si dhe izolimet. Këto përfshihen në projektet e së tashmes dhe të së ardhmes të kompanisë Vagalat.  Vizioni i kompanisë karakterizohet nga një objektiv kryesor, për të vendosur standarte ne sektorin e ndërtimit, duke ofruar shërbimet në një nivel  perëndimor. Me objektiv kryesor suksesin, partneritete fitimprurëse morale, financiare dhe sociale Vagalat shpk do të vazhdojë të ofrojë shërbimin e saj,  të gjithë klientëve dhe subjekteve. E ardhmja rezervon shumë sfida dhe shumë projekte, të cilat do kërkojnë një punë kolosale nga kompania Vagalat dhe nga gjithë bashkëpunëtorët. Vagalat shpk është e orientuar drejt disa objektivave vetjake si zhvilimi, rritja e nivelit, standarteve të punës dhe cilësia janë nga pikat kryesore të misionit të sukseshëm në pikëpamjen profesionale. Gjithashtu kualifikimi i mëtejshëm i çdo punonjësi të shoqërisë dhe profesionalizmi i tyre, është një faktor shumë i rëndësishëm i misionit të Vagalat shpk. Duke u fokusuar tek korrektësia, menaxhimi efektiv i kostove të çdo klienti, integriteti, siguria teknike, mundësojnë që kompania të ketë një vision të qartë për vazhdimësinë e aktivitetit . Misioni i Vagalat shpk përfshin çdo element të lartëpërmendur duke u fokusuar tek produkti dhe shërbimi elitar. Infrastruktura dhe ndërtimit i rrugëve nacionale, ndërtime të vilave dhe banesave rezidenciale, izolime të një standarti të lartë e kanë vendosur në majën e kompanive shqiptare të shërbimeve ndërtimore. Standartet e tregjeve ndërkombëtare dhe vlerat, devotshmëria ndaj tregut shqiptar i siguron shoqërisë një të ardhme sfiduese.

Çfarë ofron

Vagalat Shpk ofron shërbimet e veta në sektorin e ndërtimeve civile dhe industriale duke zbatuar shërbimin me “çelësa në dorë” që do të thotë një shërbim që prej fillimit të punimeve dhe deri në përfundim të objektit ku i dorëzohet palës porositëse. Çdo fazë e punimit realizohet nëpërmjet një ndërhyrje profesionale nga një staf plotësishti i kualifikuar. Përgatitja për sipërmarrje me punë dhe shërbime totale konsiston në: Ndërtim banesash shumekatëshe, blloqe vilash, vila, impjante industriale dhe kërkon një shërbim të cilësisë së lartë.

Shërbimet kryesore të shoqërise janë: Izolim termik me poliuretan, Izolim akustik  dhe Hidroizolim me poliuren.Vagalat zotëron ekskluzivitetin për një nga produktet më cilësore të izolimit, Hybrid Pure Polyurea (prodhim ekologjik) është një lëndë që ka veti mahnitëse izolimi dhe mund të përdoret në sipërfaqet më të vështira të mundshme. Ky material krijon një shtresë në sipërfaqen e izoluar duke e bërë të papërshkrueshme nga uji, kushtet klimaterike dhe zhurmat e ndryshme. Hybrid Pure Polyurea është një produkt shumë i përshtatshëm për izolimin e pishinave, të depozitave të ujit, tarraca dhe soleta të objekteve të ndryshme, themele që janë nënpresionin e vazhdueshëm të ujit.

Një nga shërbimet më të rëndësishme të Vagalat eshte sistemi kapot. Një sistem shumë profesional i izolimit i cili nëpërmjet teknologjisë më të avancuar, lëndëve më cilësore në treg dhe stafi shumë të fokusuar profesionalizmit. Kompania Vagalat shpk realizon izolimin me sistem kapot, kjo falë teknologjisë së fundit që përdoret në implementimin e këtij sistemi. Për realizimin e këtij procesi përdoren materiale të industrisë kimike gjermane, të cilat vijnë në gjendje të lëngshm e prej dy komponentësh (A dhe B). Lënda thithet nga reaktori i Patentës Amerikane Graco dhe sprucohet drejt sipërfaqes që do të izolohet si në sipërfaqe horizontale dhe ato vertikale. Ky sistem ju siguron një kursim të energjisë deri në 30 % dhe siguron një ambjent komod dhe plotësisht të izoluar.Vagalat ofron gjithashtu edhe suva termike e cila ka karakteristikat e mëposhtme si: izolim termik të mire; Korrigjim i menjëhershëm; Rezistencë të lartë ndaj ujit; Ajrosje e lartë; Densitet të ulët; Izolim shumë i mirë i zhurmave; Aplikim i thjeshtë; Jetëgjatësi të gjatë; Ska nevojë për mirëmbajtje; Ekologjikisht i padëmshëm; Kundra ngrirjes; Kundra zjarrit (Kategoria A1).Vagalat shpk ofron dhe punime me makineri, ku zotëron një gamë të gjerë makinerish cilësore të gatshme për sherbime në çfarëdo lloj terreni dhe kushtesh. Shërbime me Eskavator, Kamion, Fadromë, Pirua etj, të cilat ofrohen në një sistem prej tre turnesh në harkun kohor të 24 orëve.

Një nga komponentët kryesorë të sektorit të ndërtimit janë edhe germime per hapje themelesh mbi të cilat ngrihen dhe strukturat e subjekteve ndërtimore për të realizuar një ndërtim cilësor.Vagalat shpk ofron konstruksione metalike, duke zgjeruar më tej gamën e gjërë të shërbimeve në industrinë e ndërtimeve civile.

 

 

Shërbime

Hidroizolime
Hidroizolime
Izolime termike,akustike dhe hidrike
Izolime termike,akustike dhe hidrike
Makineri per germimin e tokes
Makineri per germimin e tokes
Ndertim te strukturave metalike
Ndertim te strukturave metalike
Ndertime civile dhe industriale
Ndertime civile dhe industriale
Punime infrastrukture
Punime infrastrukture
Punime me sistem kapot
Punime me sistem kapot
Punime ngjeshje dheu me makineri
Punime ngjeshje dheu me makineri
Transporte te vecanta
Transporte te vecanta
Ujesjelles dhe kanalizime
Ujesjelles dhe kanalizime
Fasada me sistem kapot
Fasada me sistem kapot
Suva termike ekologjike
Suva termike ekologjike
Punime me makineri
Punime me makineri
Produkte izolimi
Produkte izolimi
Germime ne terrene te veshtira
Germime ne terrene te veshtira
Transportim te makinerive
Transportim te makinerive
Punime masive ne akse rrugore
Punime masive ne akse rrugore
Konstruksione metalike
Konstruksione metalike
Impjante te trajtimit te ujerave
Impjante te trajtimit te ujerave
Impjante te furnizimeve dhe shkarkimeve ujore
Impjante te furnizimeve dhe shkarkimeve ujore

Historiku

Vagalat shpk i ka fillesat e saj shumë shpejt në sektorin e ndërtimit, infrastrukturës urbane dhe shërbimeve ndërtimore. Çdo gjë ka nisur në tetor të  vitit 1995 ku kompania ofronte kryesisht punime topografike, pjesëmarrje në projekte të mëdha urbanistike dhe në përpunimin e hartave të pasurisë së patundshme. Kjo duke u nisur dhe nga profili akademik i një prej themeluesve të kompanisë Sefer Hoxha, i cili zotëron kualifikim në profilin e topografisë. Shërbimet e topografisë vazhduan deri në vitet 2000 ku dy vëllezërit Sefer Hoxha dhe Bukurosh Hoxha vendosën të zgjeronin më tej shoqërinë, e cila do të ofronte shërbime të cilat do karakterizoheshin nga standartet, cilësia dhe profesionalizmi. Vagalat shpk u zgjerua më tej në vitin 2000 duke filluar menjëherë punën në sektorin e ndërtimit dhe duke u përpjekur për të realizuar projekte madhore në infrastrukturë dhe ndërtime industriale. Shoqëria Vagalat shpk operon me përgjegjësi të lartë ndaj gjithë detyrave që i parashtrohen dhe  që konsistojnë në zhvillimin e projekteve shumë të rëndësishëm për ndërtimin civil. Portofoli i kompanisë zotëron shumë punë madhore, rrugë nacionale, ujësjellës dhe kanalizime si dhe objekte banesash luksoze. Shërbimet do të vazhdojnë të ofrohen në çdo fushë në të cilën duhet eksperienca ndërtimore, infrastrukturore, integriteti si dhe profesionalizmi i punës së standarteve të larta.

Punë të kryera

Titan (Antea Cement Sha)
Titan (Antea Cement Sha)
Alumil Albania
Alumil Albania
Fabrika e miellit Atlas Sha
Fabrika e miellit Atlas Sha
Ndërtimin e kapanoneve në fabriken e çimentos Titan
Ndërtimin e kapanoneve në fabriken e çimentos Titan
Palace (Amadeus Group)
Palace (Amadeus Group)
Shkolla 9-vjeçare “Musine Kokalari”
Shkolla 9-vjeçare “Musine Kokalari”
Punime te ndryshme ne Sarande
Punime te ndryshme ne Sarande
Punime ne aksin Levan-Tepelene
Punime ne aksin Levan-Tepelene
Izolime ne Spitalin Amerikan
Izolime ne Spitalin Amerikan

Partnere

graco

Video