Secondary Adv

PAPPAS Ashensor

Adresa:Rruga Margarita Tutulani, prane shkolles Deshmoret e Lirise, Tirane, Albania

 

Dergoji email
kompanise





Asistence mbi informacionin nga ACP
+355 68 90 99 009

 

Përshkrimi

PAPPAS Ashensor operon në tregun Shqipëtar prej disa vitesh dhe është filial i kompanisë greke PAPPAS elevators & escalators, lider ndërkombetar. Kompania ofron një gamë të plotë shërbimesh për ashensorë dhe mbulon shtete si Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia. Në klientelen e saj, bëjnë pjesë disa nga projektet më të mëdhaja të Shqiperise: ANTA në aeroportin e Tiranës, Carrefour dhe shume të tjera. Kompania Pappas Ashensor me prezencën e saj në Tiranë, Shqipëri, ofron mundësinë e shërbimit edhe nështetet fqinje. Pozicioni strategjik gjeografik i Pappas Ashensor në Ballkan ofron mundësinë për instalime dhe në shërbimin pas shitjes me transport në ndërtesa. Kompania Papas Ashensor është një pjesë e rëndësishme e kompanisë lider më prezencë në Greqi, e projekteve të rëndësishme si: inslatalimi i ashensorit në Ambasadën e Serbisë në Londer, si dhe nje aktivitet i rëndësishem në Ballakan dhe në tregun Rus. Gjatë historisë së gjatë të Papas Ashensor, kompania ka ndërtuar marrëdhënie të forta profesionale dhe bashkëpunimi me kompanitë më të njohura që veprojnë në Greqi, me kompani ndërtimi, inxhinierë dhe arkitektë, ndërkohë që shumë individë zgjedhin kompaninë Papas Ashensor për vilat e tyre personale. Ashensorët dhe shkallët lëvizëse të kompanisë janë të instaluara në qendra biznesi,ndërtesa të ndryshme, vila, ndërtesa kulturore dhe objekte sportive, supermarkete, spitale, hotele dhe shumë ndërtesa të tjera publike dhe private.

Çfarë ofron

Kompania Pappas Ashensor ka si objekt të veprimtarisë së saj sistemet e transportit horizontal dhe vertikal në ndërtesa me ashensorë hidraulike ose mekanike, me ose pa sallë makinerie, shkallë lëvizëse, ashensorë makinash , ngarkesash, për persona me aftësi të kufizuara. Gama e shërbimeve të Pappas ashensor është e gjerë duke filluar nga studimi, projektimi, ndërtimi, instalimi, mirëmbajtja, mbështetja teknike, riparimi dhe përmirësimi – modernizimi i ashensorëve dhe shkallëve lëvizëse. Tendenca aktuale e udhëtimeve në ambientet e ndërtesave propozon përdorimin e drejtë të sistemeve të shërbimit të pasagjerëve për të përfituar përdoruesi. Sistemet e transportit janë një faktor i rëndësishëm për funksionimin e një ndërtese.Kompleksiteti për përzgjedhjen e teknologjisë së duhur është i lartë dhe nevoja për këshillim është e domosdoshme. Pappas Ashensor ka njohuri, përvojë dhe infrastrukturën e duhur. Ju ofron zgjidhje të plotë që nga nevoja fillestare e studimit dhe montimin e sistemit dhe deri në dorëzimin "me çelsa në dorë " e çdo sistemi të transportit horizontal dhe vertikal. Pappas ashensor është lider ndërkombetar për ashensorë dhe ofron sherbime te integruara dhe gjithperfshirese. Ashensorët që Pappas Ashensor ofron bëhen me materiale cilësore , mund të realizohen kombinime të pafundme të materialeve të tilla si Inox, laminat, dru, bakelit, pasqyrë, pllakave qeramike dhe më shumë. Pappas Ashensor mund të jetë thjesht një burim frymëzimi dhe krijimtarie ku individi, arkitekti, projektuesi i brendshëm, inxhinieri, prodhuesi arrijnë në një tjetër përbërje të materialeve, gjithmonë me ndihmën e specializuar të personelit.

Shërbime

Ashensore industrial
Ashensore industrial
Ashensore me kabine xhami
Ashensore me kabine xhami
Ashensore pa dhome makinerie
Ashensore pa dhome makinerie
Ashensore panoramik
Ashensore panoramik
Ashensore per ushqime
Ashensore per ushqime
Ashensore per vetura
Ashensore per vetura
Butoniere ashensori dhe kati
Butoniere ashensori dhe kati
Kabina ashensori me faqe inoxi
Kabina ashensori me faqe inoxi
Kabina ashensori me pasqyre
Kabina ashensori me pasqyre
Kabina ashensori me veshje lekure
Kabina ashensori me veshje lekure
Kabina inoxi per ashensore
Kabina inoxi per ashensore
Mirembajtje ashensoresh
Mirembajtje ashensoresh
Pasqyra ashensoresh
Pasqyra ashensoresh
Platforma per njerez me aftesi te kufizuara
Platforma per njerez me aftesi te kufizuara
Shkalle levizese
Shkalle levizese
Ashensore Proton mRL
Ashensore Proton mRL
Ashensore Mekanik me ose pa salle makinerie
Ashensore Mekanik me ose pa salle makinerie
Ashensor Hidraulik me ose pa salle makinerie
Ashensor Hidraulik me ose pa salle makinerie
Tapet Levizes
Tapet Levizes
Platforma Peshash per ambjente industriale dhe magazina
Platforma Peshash per ambjente industriale dhe magazina
Platforma Makinash per Parkim
Platforma Makinash per Parkim
Platform levizese per persona me aftesi te kufizuar
Platform levizese per persona me aftesi te kufizuar
Karrige levizese diagonale per invalid
Karrige levizese diagonale per invalid
Kabina xhami per ashensor
Kabina xhami per ashensor
Kabina me veshje me lekure Alcadara
Kabina me veshje me lekure Alcadara

Katalogu

Katalog PAPPAS Ashensor

Historiku

PAPPAS Elevators & Escalators u themelua nga z. Efstathio Pappas në vitin 1979. Filloi të funksiononte si një zyre teknike për ashesnorë në qendër të Athinës. Ambicia e themeluesit të kompanise ishte zhvillimi i qëndrueshëm dhe lidhja e emrit Pappas me ashensorë te cilësisë së lartë. Në fillim të vitit 2000 krijohet hyrja e të gjithë anëtarëve të brezit të dytë të familjes në kompani dhe ketu kemi transformimin e Zyrës Teknike për ashensorë ne Kompani teknike për ashensorë dhe shkalleve levizese. Ndërsa në vitin 2002 kompania Pappas elevators & escalators transferohet në ndertesa të reja në pronësi të saj me sipërfaqe 2500 metër katrorë në Kamatero në Atiki. Në vitet në vijim Pappas elevators & escalators njihet në fushen e saj si kompania me e madhe greke për ashensor, instalon dhe mirëmban më shumë se 4000 ashensorë në Greqi. Që nga viti 2012 kompania është në ciklin e tretë te zhvillimit të saj e cila është duke rritur pjesën e vet në tregun grek, ndërsa formon dhe përforcon njëkohesisht pjesen e eksportit. Që në vitin 2012 funksionon dega në Shqipëri (PAPPAS Ashensor) ndërkohë janë vendosur ashensorë në shumë objekte në shtetet e Ballkanit, Britanisë së Madhe dhe shteteve të ish-Bashkimit Sovjetik. Njëkohësisht, kompania trajton risin si një prioritet dhe vlere të lartë duke krijuar një qendër të vetme risie ekskluzivisht për ashensorë, PAPPAS Innovation Center - PIC, në Greqi. Një hapësirë bashkëkohore me sipërfaqe 5500m2 në Aspropirgos, Atikis ku projektohet ashensori i së nesërmes, brenda, in-house departamentin te Research and Development. Kompania jonë punëson mbi 100 njerëz dhe është në zhvillim, si nga ana e komunikimit dhe nga ana e tregtisë, dhe të teknologjisë. Pappas Ashensor është një kompani antropocentrike greke me karakter shumëkombësh dhe praktika të tilla.

Punë të kryera

Ashensore ne godina banimi
Ashensore ne godina banimi
Inovation Center
Inovation Center
Shkalle levizese ne anije
Shkalle levizese ne anije

Partnere

PAPPAS

Video

Certifikime