Secondary Adv

Teoren

Adresa: Rruga e Kavajes, Kompleksi Park-Construction (ish parku I autobuseve) Tirane, Albania

Dergoji email
kompanise





Asistence mbi informacionin nga ACP
+355 68 90 99 009

 

Përshkrimi

Teoren shpk operon në tregun e materialeve elektrike, hidraulike, sistem ngrohje, hidrosanitare dhe ndriçues. Kompania është themeluar në vitin 2005, duke u mbështetur në një eksperiencë disa vjeçare. Kemi besuar gjithmonë se cilësia e lartë e produkteve dhe shërbimi korrekt ndaj klientëve janë elementë kryesorë udhërrëfyes në rrugën e zhvillimit që na sjell çdo ditë më afër jush dhe na bën një ndër operatorët kryesor në tregun shqipëtar. Sot kompania zhvillon aktivitetin e saj në tre ekspozita kryesore, Durrës, Tiranë, Elbasan. Stafi i kompanisë në vite është rritur gjithmonë e më shumë në numër dhe profesionalisht. Aktualisht kompania Teoren realizon proçeset e saj e mbështetur në një staf prej rreth 40 punonjësish. Produktet e ofruara për tregun shqipëtar janë marka prestigjoze europiane, duke i dhënë tregut një kontribut të veçantë jo vetëm për sa i përket çmimeve të ofruara por mbi të gjitha cilësisë dhe persosmërisë.

Çfarë ofron


•    Materiale elektrike
Kompania Teoren prej vitesh operon në tregun shqipëtar në fushën e furnizimit të tregut me materiale elektrike me shumicë dhe pakicë, duke përmirësuar ndjeshëm për sa i përket shërbimit, shumëllojshmërisë dhe cilësisë së produkteve të ofruara. Një mbeshtetje e madhe për partnerët dhe klientët e kompanisë është rrjeti i zhvilluar i distribucionit, duke realizuar shpërndarje të produkteve të tregëtuara në gjithë territorin e Shqipërisë si dhe asistenca teknike e kryer nga një ekip i specializuar.
 
•    Hidraulike
Teoren shpk ofron një gamë të gjërë të produkteve hidraulike që mbulojnë sistemin e ujit të pijshëm, sistemin e shkarkimeve dhe sistemin e ngrohjes. Sistemet më novatore dhe konsulenca profesionale na bën të jemi më pranë jush në të gjitha hapat e instalimeve të ambjenteve tuaja. Markat prestigjoze italiane si Rietti, RBM, Chaffoteaux, si dhe ato spanjolle si Arco, Mateu, Sobime bëjnë të mundur që ky sektor të eci gjithmonë me kohën.
 
•    Hidrosanitare
Teoren ka bërë një përzgjedhje shumë të kujdesshme në furnitorët dhe partnerët që ka zgjedhur të bashkëpunojë duke sjellë këtu gamën e markave lider në sektorin e hidrosanitareve. Dizaini Italian i porcelanit Esedra, mobiljeve Iotti ndërthuren me teknologjinë gjermane të mishelatorëve Kludi duke i dhënë gjithshka ju duhet për tualetin tuaj. Teoren ju lehtëson zgjedhjen duke vënë në dispozicion një staf me eksperiencë, të përkushtuar për t’iu gjetur zgjidhjen më të mirë me buxhetin qe ju keni. Ne bëjmë të mundur që dhe në më të voglën hapësirë të shtepisë tuaj të reflektohet dëshira juaj për një dizain unik dhe cilësi të lartë.
 
•    Ndricuesa
Drita artificial ka një ndikim shumë të madh në humorin dhe mirëqënien tonë dhe nuk duhet nënvlerësuar. Ne sjellim pranë jush markën globale Eglo, ndriçimi që trasmeton emocion, stil dhe dizain. Gama e produkteve tona përfshin një varietet të gjërë ndriçimi të brendshëm dhe të jashtëm nga linjat më klasike te ato më modernet. Me ndihmën e projektuesve tanë të ndriçimit shija dhe stili juaj mund të shndërrohen në atë çka fal më shumë emocion, në “dritë”.

 

Showroom Teoren

 

 

Showroom EGLO

 

Katalogu

Katalog Teoren
Katalog Teoren
Katalog Teoren
Katalog Teoren
Katalog Teoren
Katalog Teoren
Katalog Teoren
Katalog Teoren

Historiku

Teoren shpk  është themeluar në 5 janar të vitit 2005 ku ka nisur aktivitetin e saj në import-eksport, sot është nje ndër kompanitë me emër të mirë në fushën e veprimtarive ku operon, si: Ndricues; Hidrosanitare, Elektrike, Hidraulike. Si një kompani solide, dinamike dhe inovative TEOREN është në gjendje të ofrojë produktet më të mira e cilësore. Magazina qendrore e hapur në vitin 2005 dhe administrata ndodhen në Autostradën Dr-Tr, km 15, Borakë. Në vitin 2010 hapet ekspozita në qytetin e Elbasanit që përban një gamë të gjërë produktesh hidrosanitare dhe ndriçues ,me vendndodhje në Autostradën Metalurgjik-Elbasan, km2. Për të qënë më pranë klientelës së Tiranës në vitin 2012 hapet ekspozita e ndriçimit Eglo Në Autostradën Tr-Dr,km7, Godina Henry, kati dytë. Teoren vë në dispozicion të klientelës dhe partnerëve në të gjithë shqipërinë një rrjet distribucioni të konsoliduar dhe përmirësuar në mënyrë të ndjeshme me kalimin e viteve, duke ofruar korrektësi dhe shpejtësi maksimale.

Partnere

abbDianflexEgloGeneral caviGewissPalazzoliRiettiArcospirellasobimerbmpdpnovellinilivkludiiottiindustrias-mateuesedraChaffoteauhorvatherucles-solarmatra-teorenRBM

Video

Filiale

1.Autostrada Durrës-Tiranë, km 15, Borak, Durres, Albania

2.TIRANA, Autostrada Tiranë-Durrës km 7, GODINA HENRY

3.Durres,Lgj 12 Koca Kazanxhi,Elektrike dhe Hidraulike  +355 67 40 15 441

4.Durres,Lgj 12 Koca Kazanxhi,Ndricues +355 67 60 22 186