Secondary Adv

Hapet zyra e punesimit online

Sherbimi Kombetar i punesimitHapet zyra e punesimit online Në Tiranë është hapur zyra e parë moderne e punës. Të rinjtë që kërkojnë punë apo sipërmarrësit që kërkojnë punëtorë do të kenë një mundësi komunikimi, përmes një rrjeti online ku deri më tani jan publikuar 2180 vende pune.

 

Ditën e djeshme u inagurua zuyra e parë e punës. Në ceremoninë e inagurimit mori pjesë kryeministri Edi Rama, ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj. Në fjalën e tij, ministri Veliaj u shpreh se nëpërmjet kësaj zyre do të bëhet e mundur rritja e punësit që do të bëjë të mundur edhe rritjen ekonomike.

Na ndiqni ne Facebook per lajmet me te fundit

 

 

Zyra e punës e cila është ngritur në bashkëpunim mes Agjencisë gjermane të punës dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe do të jetë tek ish-Lidhja e Shkrimtarëve. Gjithashtu ka nisur të funksionojë dhe një portal online modern për punëkërkuesit dhe punëdhënësit, që sipas ministrit Veliaj deri më tani ka publikuar 2180 vende pune.

 

 

 

zyra-e-punesimit-online

 

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama theksoi se punësimi është një nga objektivat më të rëndësishme të qeverisë. Sipas tij, zyra e shërbimit të punësimit është shëmbëlltyra e parë e cilësisë së re të marrëdhënies mes shtetit me qytetarit. “Ngritja e zyrave për shërbimet e punësimit meriton vlerësimin më të lartë.

Plaga e papunësisë sidoms tek të rinjtë është e thellë dhe dhimbjet e saj janë shumë të forta në trupin e brishte të shoqërisë sonë. Hapja e vendeve të reja të punës është prioriteti ynë më i madh që ka të bëjë me ndryshimin e modelit të zhvillimit ekonomik të vendit” tha Rama.punesimi-online Shefi i qeverisë shtoi se hapja e kësaj zyre moderne shpreh vendosshmërinë e qeverisë për të transformuar dhe modernizuar vendin. “Jam pothuajse i sigurtë për rrugën e transformimit dhe modernizimit të shtetit. Hapja e zyrës është shprehja e vendosshmërisë së qeverisë. U deshën 20 vjet për të hapur një zyrë të tillë dhe ne e realizuam në 100 ditët e para të qeverisjes sonë.

 

Kjo zyrë do të na vlejë të gjithëve edhe si një eksperiencë, për çfarë mund të bëjnë më mire, qeveria, punëndhënësi dhe punëkërkuesi. Kjo zyrë do t’i vlejë edhe Agjencisë federale të Punësimit për të thënë çfarë mund të bëjmë më mirë ne shqiptarët” shtoi Rama.

Nga ana e tij ambasadori i BE-së Ettore Sequi tha se BE ka dhënë 16 milionë euro në këtë sektor vitet e fundit dhe 4.5 milionë euro janë parashikuar t’i jepet mbështetje arsimit profesional dhe trajtimeve profesionale. “Duam që Europa dhe Shqipëria të shikojnë drejt së ardhmes me shpresë e jo frikë. E ardhmja i përket atyre që suksesi është rezultat jo i koincidencave por ndryshimit “- tha Sequi.

Me shume ne Lajme