Secondary Adv

10 milione pisha mesdhetare priten te mbillen gjate 4 viteve

Share on Google+

ministria e mjedisit logo 10 milionë pisha mesdhetare priten të mbillen gjatë 4 viteve Në Parkun Kombëtar Divjakë në Ditën Ndërkombëtare të pyjeve janë mbjellë pishat e para në një projekt që parashikon ripyllëzimin me 7 mijë pisha.

 

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka deklaroi se qeveria garanton mbi 10 milionë fidane pishe mesdhetare që do të mbillen gjatë 4 viteve. Projekti i këtij viti do të pyllëzoje 1 mijë hektarë pyje të degraduara.

 

“Sot në mbarë vendin ka aksione të kësaj natyre sa i përket pyllëzimit. Në një pjesë të parkut në ato zona ku janë degraduar janë mbjellë 7 mijë fidane, pisha mesdhetare, karakteristika të kësaj zone”, deklaroi Ministri Koka.

 

Për të mbrojtur këto zona qeveria do të ndërhyjë në ligjin e administrimit të pyjeve. Deputeti i zonës Erjon Braçe theksoi se memorandumi kundër gjuetisë do të kthejë në Parkun e Karavastasë shpendët që rrezikonin të zhdukeshin.

 

“Jo më larg se sa 6 muaj flitej për të prerë pyje, për të gjuajtur cdo gjë që fluturonte në park dhe jashtë parkut, për të shfrytëzuar lumenj në mënyrë barbare. Ne jemi në një zonë ku kemi Semanin dhe Shkumbinin dhe natyrisht kjo barbari u ka rënë në sy të gjithë banorëve të zonës. Kemi disa masa të qeverisë që kanë ndryshuar gjithë politikën ndaj mjedisit dhe natyrisht e gjitha në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes së këtij vendi”, deklaron deputeti Braçe.

 

projekti per pyjet e degraduara 01 10 milionë pisha mesdhetare priten të mbillen gjatë 4 viteve

 

Zonat ku do të përfshihet projekti

 

Ministria e Mjedisit ka hartuar plane dhe strategji për zonat e mbrojtura. Sipas kreut të kësaj ministrie, Lefter Koka, do të punohet për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura dhe për t’i rikthyer identitetin këtyre zonave.

 

“Synohet deri në vitin 2020 te kemi një sipërfaqe jo më pak se 17% e sipër të tërritorit. Ministria e Mjedisit ka hartuar plane dhe strategji për mbrojtjen e zonave. Ka ndërtime pa leje edhe në këto zona. Do punohet për prishjen e ndërtimeve pa leje brenda zonave të mbrotjtura. Ky është vetëm fillimi. Shumë shpejt do ketë ndryshime të nevojshme në ligjin edhe për gjuetinë. Në Llogara, Patok dhe Fushëkuqe, ka problematika me ndërtimet pa leje. E njëjta situatë po rëndohet edhe në Pogradec”, u shpreh Ministri Koka.

 

Më tej, Ministri i Mjedisit garantoi qytetarët shqiptarë për zbatimin e ligjit për zonat e mbrojtura, si dhe vijimin e punimeve për prishjen e ndërtimeve pa leje në këto zona.

 

Pisha e eger mesdhetare

 

pisha mesdhetare 10 milionë pisha mesdhetare priten të mbillen gjatë 4 viteve

 

Pisha e egër është një lloj pishe me trung të shkurtër dhe me kurorë të gjerë, që e ka lëkurën me plasa të gjata dhe që rritet në vendet mesdhetare. Pisha e eger e oazit te Divjakes dallon per lartësinë 34 m, moshën 410 vjecare dhe diameter të trungut 2.3 m. Përben një ekosistem të vecantë te pishes se eger (pinus halepensis) dhe njekohesisht nje njolle te ruajtur mire te bimesise mesdhetare, duke qënë kështu një përfaqesues i ketij lloji pylli.

 

Zonat e mbrojtura

 

Zonat e mbrojtura natyrore në vendin tonë, janë konsideruar si pjesë tokësore dhe ujore të mbrojtura për shkak të shumëllojshmërisë biologjike të pasurive natyrore dhe kulturore që ofrojnë.

 

Këto zona mbrohen nga shteti dhe numërohen rreth 384 të tilla. Ato ndahen në 6 kategori sipas rëndësisë: 4 zona rreptësisht të mbrojtura ku përfshihen Laguna e Karavastasë (Lushnjë), Lumi i Gashit (Tropojë), Rrajca (Librazhd) dhe Kardhiq (Gjirokastër), 11 parqe kombëtare; 300 monumente natyrore; 26 zona të menaxhuara, 4 peisazhe të mbrojtura tokësore ose detare, si dhe 4 zona të mbrojtura resursesh.

 

 Zonat e mbrojtura zënë një sipërfaqe të përgjithshme 109 050 ha, 10,5 % të fondit pyjor dhe 3,8 % të sipërfaqes së përgjithshme të vendit. Fillimet e zonave të mbrojtura kanë nisur që në vitin 1940 me shpalljen ose krijimin e rezervatit të parë shtetëror të gjuetisë Kune-Vain-Tale në Lezhë dhe në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit në Berat.


Më të lexuarat