Secondary Adv

Mashtrimi me rrugen e Arberit

Share on Google+

Është rruga që do t’i jepte frymëmarrje një krahine të tëre si Dibra, por edhe shume më tej deri në Shkup e trevat e tjera në Maqedoni, që do të afroheshin ndjeshëm me kryeqytetin e Shqipërisë.Rruga e Arbërit nisi me bujë e me deklarata të mëdha politike, që më pas ia lanë vendin paqartësisë e problemeve të tjera që e penguan në mënyrë të vazhdueshme përfundimin e saj.

 

Gjendja aktuale e aksit

 

Traseja qe nis diku prane fshatit Brar të Tiranës të jep ndjesinë pozitive se dicka po lëviz në realizimin e projektit që duhet të kushtojë mbi 300 milione euro.

Por, shpejt entuziazmi ia le vendin zhgënjimit. Një tunel i parë që del në një kthese jo pak të rrezikshme dredhon në rrugen që humbet vetem pak kilometra me pas. Segmenti i parë me vlerë rreth 16,7 milionë euro duhet të kishte përfunduar kohë më parë të paktën në letër, por punime janë kryer deri diku në Zall-Dajt më tej asgjë. Drejt Kodër-Shupalit, rrugëtimi me makinë i ngjan më shumë me një lundrim me varkë duke ndjerë lekundjet e forta e turbulluese si pasojë e gjendjes së keqe të saj.

 

harta e rruges te arberit Mashtrimi me rrugën e Arbërit

 

Aksi i vjeter nga ku nuk dallohet asnjë punim për Rrugën e Arbërit zbret në qendrën e komunës ne Zall Bastar. Që aty ajo dredhon përmes një shtegu të stisur mes lumit, për të kaluar në krahun tjetër. Fshati i radhës është Bastari me rreth 1400 banorët e tij.  Rruga përkeqesohet. Ne vendin ku duhej të hapej tuneli në Qafen e Murrizit, pranë fshatit Kaçu e që u shty e u debatua aq shumë për shkak siç u tha zyrtarisht të prezencës së madhe të ujit ka vetëm bimësi të hazdisur.

Fillimisht, ky tunel ishte projektuar të ishte 3,5 kilometra, pastaj kilometrat shkuan në 2,7 dhe u rrit kuota e lartësisë ku ai do të kalonte. Projekt pas projekti, deklarata pas deklaratash, fushatë pas fushate që prodhoi veç këtë realitet. Pas rreth 23 km, nga Zall Dajti, me në fund dallohen punime. Pikërisht në zonën e njohur si Ura e Vashës. Edhe këtu çudite kane pjesen e tyre. Punimet për urën që do të lidhë dy pjesët nuk duken, thuhet se edhe vetë ura nuk do të bëhet në të njëjtin vend siç e patën ndërtuar Arbërit.

 

Nga sipër duket qyteti i Klosit, derisa shtegu bashkohet me rrugën nacionale, në luginën e Planit të Bradhë, në pak kilometra punohet, por sërisht gërat ngecin vetëm pak më tej në tëashtuquajturin tuneli i Qafës së Buallit edhe ai, njëherë ishte tunel rreth 850 metra i gjatë me vlerë mbi 13 milionë euro, pastaj u punua për ta eleminuar, derisa gjërat mbetën në ajër. Nese sot, rruga Tiranë – Dibër e Madhe është e gjatë mese 160 kilometra me rrugën e Arbërit ajo do të bëhej vetem 72,6 km.

Zhvillimi që do t’i jepte të gjithë kësaj pjese ku do të kalonte, por edhe më tej do të ishte i jashtëzakonshem, duke krijuar mundësi të pafundme ekonomike, punësim, zhvillim e gjithcka tjetër. Nëse ecen mbi premtime të fryra e deklarata elektorale kjo rrugë duhet të ishte përfunduar me kohë, por nese ecën mbi realitetin do të shohesh se janë bëre vetëm grimca pune e asgje më shumë.

 

Ndërkohë që projekti parashikonte

 

Projektimi dhe ndërtimi i Rruges së Arberit tërësisht bazohet në strukturen dhe spektrin e nevojave bashkëkohore të zhvillimit permanent ekonomik e infrastrukturor. Përputhet me dinamiken e trendeve rajonale të Evropës Juglindore, integrimeve euroatlantike, synim permanent i viteve që vijon për Shqipërine dhe Maqedonine veri-perëndimore e me gjerë për tërë regjionin ballkanik. Leverdia që ka kjo rrugë është së shkurton distancën rreth 100 km, ndërtohet sipas parametrave kohore, përmireson jetesën e 1.5 milion banorëve, që lidh popullsinë e Maqëdonisë Perëndimore e Kosovës me portet e Durrësit dhe të Shengjinit Lezhë, me Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovine e Kroacinë. Hapja e kësaj rrugë është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Rrugëve që në vitin 2004 dhe ka filluar punimet vitin e kaluar në segmentin Ura e Cernecit deri në Bulqizë, si dhe ka përfunduar projekti Bulqizë -Ura e Vashës në Gur të Bardhë, si dhe vazhdon puna për projektin Ura e Vashës-Qafe Murrizë-Tiranë.

 

rruga e ARBERIT Mashtrimi me rrugën e Arbërit

 

Nga aspekti i gjeresise eshte projektuar qe autostrada te jete me dy drejtime me nga dy korsi te gjera me nga 3.5 m, me dy korsi ndihmese nga 2.5 m me brez gjelberimi per dy drejtimet nga 1.5 m ose gjithsej 3 m gjelberim, si dhe jane parapare bankina, elemente mbrojtese etj.Rruga do të përfshinte një serë veprash të tjera, ndër të cilat do të spikasnin tre viadukte me lartësi mbi 20-25 metra secili, dhjetëra ura të tjera të shumta më të vogla, mure në formën e “terra armata”, një teknologji e veçantë kjo për urat e këtyre madhësive e të tjerë vepra më të vogla.

Do të lëvizin rreth 2 milion e 300 mijë metra kub dhera, pjesa më e madhe shkëmbore. Rruga do të jetë e asfaltuar me gjerësi 9 metra të asfaltit dhe dy bankina të paasfaltuara nga 1 metër, pra gjithsej 11.0 metra. Parametrat gjeometrike janë të tillë që do të lejojnë një lëvizje me shpejtësi 80 deri 100 kilometra në orë pa probleme, pasi e gjithë rruga do të shoqërohet me një sinjalistikë moderne bashkëkohore. Rruga do të shoqërohet me sinjalistikë dhe masa inxhinierike për një siguri të lartë dhe komode në lëvizje.

 

Rruga do të kishte një lidhje të veçantë me rrugën nacionale Burrel-Klos-Bulqizë, e cila nga Klosi tek Ura e re e Vashës do të jete 3 kilometra e gjatë. Në këtë mënyrë edhe Burreli do të lidhet me Tiranën në një distancë prej vetëm 57 kilometra, ndërsa Klosi me vetëm 40 kilometra.

Qafa e Murrizës do të kalohet me një tunel rreth 3.5 kilometra të gjatë dhe më pas një tunel në afërsi të Gurit të Bardhë me gjatësi rreth 0.6 kilometra

Një urë e një tipi të veçantë, e pandërtuar ndonjëherë në vendin tonë, me gjatësi rreth 300 metra, me tre hapësira, ku hapësira më e madhe është 140 metra do të ndërtohet mbi urën e Vashës

 

Rruga do të jetë e asfaltuar me gjerësi 9 metra të asfaltit dhe dy bankina të paasfaltuara nga 1 metër, pra gjithsej 11 metra

Parametrat gjeometrike janë të tillë që do të lejojnë një lëvizje me shpejtësi 80 deri 100 kilometra në orë pa probleme, pasi e gjithë rruga do të shoqërohet me një sinjalistikë moderne bashkëkohore

Rruga do të ketë dhe një lidhje të veçantë me rrugën nacionale Burrel -Klos – Bulqizë, e cila nga Klosi tek Ura e re e Vashës do të jetë 3 kilometra e gjatë. Në këtë mënyrë edhe Burreli do të lidhet me Tiranën në një distancë prej vetëm 57 kilometra, ndërsa Klosi me vetëm 40 kilometra

Tuneli fillon në shtëpitë e sipërme të fshatit Murrizë nga krahu i Tiranës dhe del në grykën e lumit të Mashnorit, pranë shtëpive të fshatit Xibër, poshtë shkollës së këtij fshati, në kuota rreth 820 metra mbi nivelin e detit.


Më të lexuarat