Secondary Adv

Perurohet Tirana Biznes Park, 100 mln euro investim dhe 10 mije te punesuar

Një “shtëpi” e përbashkët për bizneset e ngritur në hapësirë të gjelbër, “Tirana Business Park” u inaugurua këtë të martë në një ceremoni ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i ri i Tiranës Erion Veliaj.


Kryeministri i vendit Edi Rama ka marrë pjesë në përurimin e “Tirana Biznes Park” në Vorë, bashki të cilën e majta e humbi në zgjedhjet e fundit lokale.
Duke e quajtur një projekt vizionar qendrën e madhe të biznesit të ngritur në Vorë, kryeministri tha se parashikimet flasin për të paktën 10 mijë të punësuar deri në vitin 2020.


Një investim gjerman, të cilin kreu i qeverisë e ka vlerësuar, duke theksuar se do t’i sjellë të ardhura shtetit dhe shqiptar dhe punësim qytetarëve.
“Investimet gjermane, kanë një vlerë të posaçme, përtej vlerës financiare dhe vlerës së shtuar në punësim, – tha Rama. Kanë një vlerë kulturore në mënyrën e të jetuarit, të bërit biznes, ku priten qytetarët dhe informohen. Është fat që ky investim mori udhë dhe ky do të jetë një burim i ri të ardhurash për shtetin shqiptar. Investimi prej 100 milionë eurosh do të përfshijë mbi 10 mijë të punësuar në këtë sektor”.


Rama nënvizoi se shqiptarët duhet të marrin shembull nga gjermanët dhe të punojnë si ata. Në inaugurim nuk ka munguar as kreu i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e ka cilësuar “Tirana Biznes Park” si një histori suksesi të garantuar.


Më të lexuarat