Secondary Adv

Gazsjellesi TAP nis zyrtarisht punen, ne fazen e pare 500 vende te reja pune

Kanë nisur sot në qytetin e Çorovodës, punimet për ndërtimin e rrugëve dhe urave në gjurmën ku do të kalojë nëpër Shqipëri tubacioni i gazit të TAP-it (Trans Adriatic Pipeline), përuruar nga Kryeministri Edi Rama.


Ky është hapi i parë në përgatitjet e TAP-it për ndërtimin e tubacionit, që parashikohet të fillojë në vitin 2016.“Njoftojmë sot nisjen e fazës së parë të punimeve të një investimi që do të shtrihet deri në 5 vitet e ardhshme, – tha Rama. – Vlera e investimit në fazën e parë është shumë e konsiderueshme dhe krijon direkt 500 vende pune, krijon 500 km rrugë aksesi, 45 km për t’u rindërtuar në gjurmët ekzistuese, sikurse shëron plagë të mëdha për komunitetet që janë të lidhura me këto rrugë e ura e që deri më sot kanë qenë të izoluara.”


Punimet përfshijnë aksin rrugor nga Skrapari drejt Vithkuqit, një rrugë e njohur mesjetare, pasi këtej kalonin karvanët që lidhnin Korçën dhe zonat qendrore të Shqipërisë.


TAP do të ndërtojë dhe rehabilitojë mbi 100 kilometra rrugë përgjatë trajektores së tubacionit, duke nisur në Vishocicë, Trestenik, Vithkuq dhe Shtyllas në rajonin e Korçës, Çorovodë, Kakrukes në rrethinat e Potomit, në rajonin e Beratit deri në Seman dhe Topojë në rajonin e Fierit. Gjithashtu do të ndërtohen dy ura të reja dhe do të rehabilitohen rreth 50 ura ekzistuese në rajonet e Korçës, Beratit dhe Fierit.Punimet do të kryhen nga një sipërmarrje e përbashkët si konsorcium, “Gener 2″ sh.p.k dhe “Sicilsaldo”, të miratuar pas një tenderi të hapur nga TAP-i.


Më të lexuarat