Secondary Adv

Hapet konkursi per masterplanin e hyrjes se Parkut te Tiranes

 

Hapet konkursi për mastërplanin e hyrjes së Parkut të Tiranës ku do te shpalosin propozimet e tyre, 11 skuadra lokale e ndërkombëtare për një hapësirë qytetarësh për shërbimet publike - zgjerimin e mjediseve akademike dhe edukative – krijimin e hapësirave social-kulturore për të rinjtë.

 

 

Hyrja e Parkut të Tranës, për vite me radhë ka qënë temë e disa nismave krijuese. Është hulumtuar shpesh mënyra më e mirë për të lidhur qytetin me parkun nëpërmjet një hapësire të ndërmjetme, duke synuar njëkohësisht një imazh, apo emblemë për hyrjen e parkut. Nga ana tjetër, Sheshi “Nënë Tereza” ka nevojë për një riprogramim, për arsye se është një hapësirë publike me mjaft potencial, por me përdorim të kufizuar si përgjatë harkut kohor të ditës, ashtu edhe nga pikëpamja e shumëllojshmerisë programatike.Gjithashtu, së fundmi ka lindur si domosdoshmëri krijimi i një hapësire qytetare për shërbimet publike, sporteli me një ndalesë, i cili do të përmirësojë marrëdhënien mes shërbyesit publik dhe qytetarit.

 


Për të rakorduar të gjitha këto programe, si edhe për t’i dhënë një zgjidhje hapësinore Hyrjes së Parkut të Tiranës dhe lidhjes së tij me qytetin e konkretisht Sheshin “Nënë Tereza”, si edhe riprogramimit funksional të sheshit me qëllim gjallërimin dhe aktivizimin e tij gjatë gjithë ditës, u shpall konkursi për ide arkitektonike. Ky konkurs finalizon kërkimin dhe do të kurorëzojë zgjidhjen më të mirë të bashkimit të qytetit me parkun e parkut me qytetin.

 


Konkursi do të zhvillohet në prezencë të një publiku të gjerë me profesionistë dhe përfaqësues të grupeve të interesit. Propozimet e 11 skuadrave do të vlerësohen nga një Juri ndërkombëtare, e ndërtuar gjithashtu me personalitete të fushës.


Studiot projektuese që marrin pjesë:
1-mikeviktorviktor + prgb r architektur
2- vittorio grassi + b&l
3- jds architects + dea‐studio
4- xaveer de geyter architects + symbiotica
5- marc joubert
6- atenastudio+ anna maria indrio+ norrøn
7- uho + building building
8- azpml limited + studio arch4
9- matthias bauer
10- archea associati + ergys krisko
11- boyut + albanian distributor association


Më të lexuarat