Secondary Adv

Shqiperi-Gjermani, firmosen 6 marreveshje financiare prej 118 milione eurosh

Shqipëria dhe Gjermania kanë nënshkruar sot gjashtë marrëveshje financiare bashkëpunimi në sektorë të ndryshëm, me një vlerë totale 118 milionë euro.


Kryesisht marrëveshjet financiare do të fokusohen në investimin e zonave rurale, urbane, në energjetikë, në sigurinë e digave e të tjerë. Ato janë firmosur nga ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Helmut Hoffman dhe Ministri i Financave,  Shkëlqim Cani.


Ministri ynë ka falënderuar Gjermaninë për marrëveshjet që u firmosën përpara ardhjes së kancelares Merkel në Shqipëri.  “Falënderoj ambasadorin dhe Republikën Federale Gjermane për ndihmën e dhënë”, tha Cani. Ndërkohë Hoffman premtoi se do të ketë marrëveshje të tjera, nëse ecet me këto ritme.
“Kjo është një ditë mjaft e mirë për Shqipërinë dhe bashkëpunimin gjermano-shqiptar. Sapo nënshkruam 6 marrëveshje të bashkëpunimit financiar prej 118 milionë eurosh.


Për këto marrëveshje është punuar prej shumë vitesh. Ishte një punë e konsiderueshme dhe falënderoj të gjithë ata që kontribuan në realizimin e marrëveshjeve. Nga këto përfitojnë mijëra shqiptarë në furnizimin me ujë, energji dhe nga mbrojtja e përmbytjeve, duke siguruar digat. Do ketë marrëveshje të tjera nëse vazhdojmë me të njëjtat ritme”, tha Hoffman.


Më të lexuarat