Secondary Adv

Nga 16 korriku nis skema e re per energjine, perfitojne 30 mije familje

Skema e re e energjisë do të aplikohet duke filluar nga data 16 korrik. Ky lajm është bërë i ditur nga administratori i Operatorit të Shpërdarjes së Energjisë Elektrike, Ardian Çela.  


Ky i fundit theksoi se afati i përdorimit të lehtësirave për konsumatoireët do të mbyllen ditën e nesërme.   "Ditën e sotme mbyllet afati për përfitimin nga skema lehtësuse. Pas 15 korrikut nuk do të aplikohet më kjo skemë lehtësuese. Nga 16 korriku nis skema e re e energjisë,  vetëm sot janë bërë 120 prerje. Po ashtu janë 30 mije familje që u futën në skemën lehtësuese", tha Çela.


Faturimi aforfe do të hiqet brenda vitit të ardhshëm
Administratori i OSHEE, Adrian Çela, deklaroi se faturimi aforfe do të hiqet vitin e ardhshëm. Në një intervistë për “Ora News”, Çela tha se gjendja e kompanisë është përmirësuar. “Nëse ne kishim parashikuar se në vitin 2015 do kishim një rritje me rreth 30 mln dollarë të borxhit të kompanisë, ne vërejmë që ky borxh është frenuar dhe kompania ka filluar edhe të shlyejë”, u shpreh drejtori i OSHEE, në lidhje me ecurinë e kompanisë.
I pyetur në lidhje me aksionin që OSHEE po vijon me bizneset në bregdet që nuk paguajnë energjinë, Çela tha: “Kemi evidentuar bizneset, kemi ndërprerë energjinë për ata biznese që nuk kanë paguar detyrimet dhe u kemi lënë afat deri në 10 korrik për t’i paguar”.


Sa u përket faturave aforfe, Çela tha: “Ka një impenjim të kompanisë që brenda 6-mujorit të parë të 2016 nuk do të ketë më faturime aforfe. Vërtet kemi pasur një problematikë të trashëguar. Kemi ndeshur rreth 22 mijë ankimime të vjetra dhe nuk kemi gjetur zgjidhje. Por jemi duke i trajtuar dhe kemi lënë një afat që brenda sezonit të beharit të marrin fund. Me implementimin e këtij programi, në muajin korrik do të jetë e aksesushme për qytetarët për të parë dhe përndjekur se kush nga nëpunësit nuk kanë zbatuar detyrat, afatet dhe rregullat për të zgjidhur ankesat e qytetarëve. Ne kemi thënë dhe do të fillojmë zbatimin, dëmi i shkaktuar nga punonjësit e kompanisë dhe përgjegjësia financiare do t’i kalojë punonjësit”, u shpreh drejtori i OSHEE.


Sa i përket furnizimit me energji, ai u shpreh: “Përveç defekteve teknike, nuk ka asnjë shqetësim. Ne kemi filluar edhe me remontet për t’iu përgjigjur edhe stinës së dimrit. Kompania ka regjistruar përmirësime të dukshme. Në 6-mujorin e parë përsa i përket importit, ne kemi kursyer 45 mln euro më pak nga sa kemi konsumuar”.


Më të lexuarat