Secondary Adv

Rriten punimet inxhinierike gjate tremujorit te dyte te 2015

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave treguan se ndërtimi ka mbështetur në masën dërrmuese rritjen ekonomike të tremujorit të dytë të vitit.


Prodhimi i sektorit u rrit me afro 25% ndaj të njëjtës periudhë të vitit 2014. Megjithatë, një analizë më e detajuar e treguesve të sektorit dëshmon se rritja nuk lidhet edhe aq me një përmirësim të aktivitetit ndërtues privat, sesa me diferencat në vlerën e investimeve publike mes viteve.Ecuria e plogësht e aktiviteti privat ndërtues konfirmohet edhe nga të dhëna të tjera të publikuara të martën nga Instituti i Statistikave. Në gjysmën e parë të vitit, vlera e ndërtimeve të reja, mbështetur në lejet e ndërtimit të miratuara, ishte vetëm 7.5 miliardë lekë, vlerë kjo 39% më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Numri total i lejeve të ndërtimit ishte 113, nga 164 që ishin në gjysmën e parë të vitit të kaluar. Këto të dhëna tregojnë se tregu i ndërtimit vijon të jetë në një fazë saturimi, çka dëshmohet edhe nga vlerësimet e agjencive të paluajtshme për ecurinë e çmimeve, që paraqiten në rënie krahasuar me periudhën e parakrizës, rënie që për zona të veçanta të kryeqytetit ka arritur në afro 30%. Një tendencë kret të kundërt me ndërtesat ka vlera e miratuar e punimeve inxhinierike, mbështetur gjithnjë në të dhënat e lejeve të ndërtimit.


Kështu, në gjysmën e parë të vitit të kaluar u miratuan punime inxhinierike në vlerë vetëm 132 milionë lekë, ndërsa këtë vit vlera e punimeve të miratuar ishte rreth 7.1 miliardë lekë. Kjo diferencë e madhe në vlerën e punimeve publike shpjegon në një mas ëtë madhe rritjen e madhe që ka regjistruar prodhimi në sektorin e ndërtimit gjatë dy tremujorëve të parë të këtij viti.Rritja e ndërtimit dhe praktikisht e gjithë ekonomisë ka ardhur falë ecurisë më të lartë të investimeve publike, duke pasusr parasysh edhe ndikimin e zgjedhjeve lokale që u zhvilluan në muajin Qershor.


Më të lexuarat