Secondary Adv

Parkim me karte ne Tirane, ja si do te sigurohet vendi

Ashtu siç paralajmëroi Kryebashkiaku Erion Veliaj, banorët në lagjet e qendrës së Tiranës do të pajisen me një kartë të posaçme që do tu krijojë mundësinë të kenë vendin e tyre të parkimit. Bashkia e Tiranës ka nisur të marrë masat për hartimin e kësaj karte.


Në bashkëpunim me policinë e rendit, bashkia do të bëjë pajisjen e qytetarëve me një kartë identifikuese, e cila do të njihet edhe nga policia edhe nga bashkiakët dhe që mund të parkoni makinën në lagjen tuaj.


Zyrtarët e policisë kanë konfirmuar dje se karta do të ketë një kosto minimale. Ndërsa ende nuk është vendosur se cila do të jetë sinjalistika që pronarët e mjetit do të vendosin për tu edintifikuar.Në këtë mënyrë, në momentin që vendi i parkimit do të zihet nga një mjet që nuk i përket banorit të lagjes do të vendoset fatura e parkimit. Pak ditë parë kreybashkiaku Erion Veliaj premtoi një nismë të tillë duke u garantuar banorëve se do të kenë parkimin e  tyre. “Do të fusim për herë të parë edhe një sistem të ri të menaxhimit të hapësirave publike kur vjen fjala te parkingjet.


Qytetarët do të pajisen me një kartë rezidenti dhe vetëm banorët e kësaj lagjeje do të kenë parkimin e tyre të garantuar. Kjo ide funksionon më së miri në të gjitha vendet e tjera dhe është një mënyrë e mirë e të ndarit nga kultura ku blindohej e gjithë lagjja me mjete rrethanore, për të sjellë një kulturë të re ku njësia administrative nxjerr kartën e rezidentit dhe atyre u garantohet parkingu për sa kohë banon në atë zonë”, deklaroi Veliaj pak ditë më parë.


Aksionet
Bashkia e Tiranës po vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike. Fadromat e bashkisë janë parë ditët e fundit në njësi të ndryshme, kur kryejnë pastrimin nga ndërtimet e paligjshme. “Në punë 24 orë në 7 ditë për qytetin që boll fjeti 4 vjet e që veç me punë e kap kohën e humbur”, - shkruhet në një postim në rrjetin social “Facebook” të kryebashkiaku Erion Veliaj ditën e djeshme. Bashkia pasi largon inertet që ngelen nga prishja, bën gjelbërimin e zonës, ku kryesisht mbyllen pemë.


Rrugët
Prej disa ditësh institucionet e bashkisë së Tiranës po kryejnë vijëzimet e rrugëve në Tiranë. Pjesa më e madh e tyre tashmë kanë përfunduar. Punonjësit e bashkisë do të vijëzojnë edhe rrugët në lagjet periferike të Tiranës. Qëllimi është që sinjalistika për këmbësorët dhe makinat të jetë e qartë si ditën ashtu dhe natën.


Më të lexuarat