Secondary Adv

Cani: projektbuxheti i vitit 2016 do sjelle rritje reale te ekonomise

“Ky është një buxhet me sens të theksuar zhvillimi dhe mirëqënie për qytetarët rritja reale ekonomike për vitin 2016 është 3.4% është i treti vit radhazi me rritjen reale ekonomike”.

 

Kështu e ka cilësuar ministri i Financave Shkëlqim Cani buxhetin e vitit të ardhshëm në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Por për ish-ministrin e Financave Ridvan Bode, ky buxhet jo vetëm që nuk do të çojë në rritje ekonomike, por parashikon rritje të taksave.“Nëse rritja reale dhe deflatori i programuar nga qeveria shkojnë në 6 për qind, rritja që programon qeveria në krahasim me buxhetin e rishikuar të vitit 2015 është vetëm 4.9 për qind dhe këtu nuk bëhet fjalë as për të bërë një përmirësim dhe aq më pak për të reflektuar taksat e reja që shtohen në këtë buxhet.”-deklaroi Bode.


“Të ardhurat mendohet të arrijnë në 400 e 17.7 miliardë lekë, ose 30.7 mld lekë më shumë nga pritshmëritë e vitit 2015″-u shpreh Cani. Sipas opozitës edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm administrate publike nuk do të arrijë të përfitojë rritje të pagave kjo sipas tyre për të tretin vite radhazi.
“Zero politika për rritje pagash inflacioni do jetë 2.5 për qind, zero rritje pagash. U bë viti i tretë që për të gjitha kategoritë e administratës publike rritja është zero. Ndërsa pensionet rriten me 1.1 miliard, aq është kontigjenca.”- u shpreh Bode.


Debatet në komision janë fokusuar edhe tek shpenzimet publike të parashikuara. Ministri Cani deklaroi se do të ketë rritje të investimeve publike. Kryesisht ato kapitale të pushtetit vendorë ku sipas kryefinancierit për herë të parë shpenzimet kapitale do të jenë më të mëdha se ato koherente.
“Në vitin 2016 bashkitë do të kenë 58 % të shpenzime për investime dhe 42 % për shpenzime korente, përmbysje vetëm në harkun e një vitit pra brenda kësaj qeverie bëhet një përmbysje. Investimet publike, të pushtetit qendror dhe vendor, do jenë 6 për qind e prodhimit të brendshëm bruto, ose 92 miliardë lekë.”- deklaroi Cani.


“Investimet publike janë në rënie. Në krahasim me faktet e vitit 2015, investimet publike ulen me 60 milionë dollarë më shumë. Pra, kemi një ulje në vlerë absolute, jo në rendiment. Në raport me PBB, investimet janë në minimumin historik. Vetëm viti 97 pati atë vëllim investimesh që do të ketë vitin që vjen.”- u shpreh Bode.


Sipas parashikimeve të qeverisë, deficiti buxhetor i vitit 2016 do të ketë nivelin më të ulët historik në 2.2 të PBB. Gjithashtu pritet edhe reduktim I nivelit të borxhit publik nga 72.6 në 70.9 % të prodhimit kombëtar.


Më të lexuarat