Secondary Adv

Mosrealizimi i te ardhurave, 6.6 miliard leke nga Doganat, 1.1 miliard leke nga Tatimet

Mosrealizimi i te ardhurave 6.6 miliard leke nga Doganat, 1.1 miliard leke nga Tatimet.Dobësitë në grumbullimin e të ardhurave buxhetore më së shumti kanë shkuar në krahun e doganave, të cilat jo vetëm që kanë qenë larg planifikimit fillestar vjetor dhe atij të rishikuar, por edhe krahasuar me 2014.

 


Ndërsa administrata tatimore ndonëse me një mosrealizim të lehtë të programit, në fund të dhjetëmujorit grumbulloi 11 për qind më shumë se fakti i vitit 2014. Në fund të periudhës dhjetëmujore të ardhurat nga tatimet dhe doganat ishin 7.1 miliardë lekë më pak se plani ose 3.3 % me pak dhe 2.4 miliardë lekë më shumë se fakti i 2014 ose 1.2 për qind më shumë.


Gropa në dogana 6.8 miliardë lekë
Administratat doganore ka shënuar rezultate negative në të gjitha zërat e të ardhurave në raporti me planin e këtij viti dhe më faktin e një viti më parë.
Mosrealizimet më të mëdha u shënuan në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar ku u grumbulluan rreth 3,6 miliardë lekë më pak se plani i rishikuar dhe 2.7 miliardë lekë më pak se fakti i një viti më parë.
Akciza gjithashtu rezultoi deficitare me -2.6 miliardë lekë në raport me planin dhe -14 miliardë lekë krahasuar me faktin e 10 mujorit 2014.
Renta minerare edhe pas rishikimit me ulje drastike në ndryshimet buxhetore të shtatorit sërish ka shfaqur dobësi, duke rezultuar 111 milionë lekë më pak se plani dhe -42 për qind më pak se fakti i një viti më parë.


Tatimet rritje 11%me faktin 2014, por nuk kapin planin
Administrata tatimore realizoi 93.8 miliardë lekë të ardhura në fund të 10 mujorit me një shmangie nga plani me -1.13 miliardë lekë ose -1.2 për qind më pak. Por krahasuar me faktin e vitit 2014 të ardhurat nga tatimet shënuar një rritje të admirueshme 11 %, ose 9.2 miliardë lekë më shumë.
Në raport me planin ecuri të mire pati vetëm TVSH me 3.5 për qind më shumë, ndërsa të ardhurat nga tatimi fitimi dhe tatimi mbi të ardhurat personale shënuan mosrealizim përkatësisht me -26% dhe -5.6%.


Ndërsa krahasuar me një vit më parë të ardhurat tatimore shënuan rritje në të gjithë zërat. Tw ardhurat nga TVSH u rriten me 8.4%, të ardhurat nga tatimi mbi fitimin me 11.8%, të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale shënoi një rritje 6.9% dhe të ardhurat nga taksat nacionale 17.4%.


Më të lexuarat