Secondary Adv

INSTAT: Vetem 1 per qind e ndermarrjeve kryen 50 per qind te xhirove ne biznes

Raporti i fundit i Institutit të Statistikave ka zbuluar se vetëm 1% e bizneseve që operojnë në vend kryejnë gjysmën e aktivitetit tregtar në ekonomi. Këto janë korporatat e mëdha, kryesisht private, por në këtë klasifikim janë përfshirë dhe shoqëri publike si OSHEE, KESH apo“Albpetrol”.


Sipas INSTAT, në vitin 2014, Shqipëria numëronte 864ndërmarrje gjithsej me më shumë se 50 të punësuar. Në totalin e numrit të bizneseve aktive, këto ndërmarrje zënë vetëm 1%, por fuqia e tyre ekonomike është e jashtëzakonshme. Ndërkohë në vitin e kaluar 864 ndërmarrjet më të mëdha të vendit realizuan 44,5% të shitjeve totale neto në ekonomi. Të dhënat tregojnë se krahas dominimit absolut të shitjeve, këto biznese janë dhe investitorët më të mëdhenj të ekonomisë.Sipas anketës, vitin e kaluar vetëm 1 për qind e bizneseve të mëdha kryen rreth 64 për qind të totalit të investimeve në ekonomi, përjashto ato që vijnë nga buxheti.


Punësimi
Një tjetër gjetje e raportit të INSTAT, “Të rinjtë në Shqipëri: Sfidat në kohët që ndryshojnë”, është fakti se bujqësia mbetet deri tani sektori më i rëndësishëm i veprimtarisë ekonomike në Shqipëri sa i përket punësimit. 2011-ta tregon që 44.1 për qind e personave në punë janë të punësuar në këtë sektor të ndjekur nga shërbimet e tregut (20.7 për qind) 32 dhe shërbimet jo të tregut (15.9 për qind). Sipas raportit ku analizohen thuajse të gjithë sektorët, mësohet se për të rinjtë, sidomos për femrat e reja, sektori i bujqësisë është akoma më i rëndësishëm për mundësitë e punësimit (për 51.1 për qind), në shumë raste për punëtorët që kontribuojnë në familje.


Ky sektor ka punësuar rreth 157 mijë të rinj në vitin 2011. Shërbimet e tregut dhe ndërtimi së bashku thithin 37.0 për qind të të rinjve të punësuar (65 mijë meshkuj), ndërsa shërbimet e tregut dhe jo të tregut së bashku përfshijnë 30.1 për qind të të rejave të punësuara (39 mijë), sidomos në funksionet administrative. Njësoj si zhvendosjet e vërejtura në statusin e punësimit, ndryshimet në shpërndarjen e sektorëve të punësimit të orientojnë te një transformim i ekonomisë shqiptare, i cili ka prekur në veçanti punësimin e të rinjve.


Sipas raportit në vitin 2014, sektori i bujqësisë ka punësuar vetëm 38.1 për qind të të rinjve. Gjithashtu, sektori i ndërtimit ka humbur një pjesë të dukshme të personave të punësuar, kryesisht meshkuj, (4.2 pikë përqindje), ndërsa sektorët e shërbimeve të tregut dhe prodhimit janë bërë relativisht më të rëndësishme (përkatësisht 10.1 dhe 4.2 pikë përqindje). Duhet theksuar që të gjithë sektorët ekonomikë kanë pësuar rënie të personave të punësuar në terma absolute, 34 për shkak të zhvendosjes së përgjithshme nga punësimi në papunësi dhe sidomos inaktivitet.


Kontratat
Sipas INSTAT, shumica e 58.1 për qind e popullsisë së punësuar është klasifikuar si popullsi në punësim të pambrojtur. Punëtorët e rinj nuk e dallojnë shumë veten nga punëtorët e rritur më të vjetër sa i përket statusit në shpërndarjen e punësimit, përveç faktit që përqindja e punëtorëve për llogari të vet është më e vogël dhe ajo e atyre që kontribuojnë në familje – zakonisht brezi i të rinjve që ndihmojnë një biznes familjar – është më e madhe. Në përgjithësi, përqindja në punësim të pambrojtur mes të rinjve (60.6 për qind që i korrespondon 186 mijë të rinjve) është vetëm pak më shumë se ajo e grupmoshës 30-64 (57.2 për qind). Po kështu, raporti i punëmarrësve mes të rinjve (38.2 për qind, 117 mijë persona) është vetëm pak më i vogël sesa popullsia në moshë më të madhe (40.6 për qind).


Më të lexuarat