Secondary Adv

Gjermeni: Vetem ne dy vite investuam 718 milione leke ne Lushnje

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni  ishte sot në Lushnje ku mori pjesë në ceremoninë e Inaugurimit të Memorialit të Flamurit, në nderim të shpalljes së Pavarësisë në 27 nëntor të vitit 1912 në këtë qytet .


Gjatë kësaj vizite ministrja Gjermeni u ndal edhe në inspektimin e zonës informale në lagjen“18 tetori” në Lushnje, një investim prej rreth 87 milionë lekësh i financuar nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Rajoneve.Pas inspektimit, Gjermeni deklaroi se “Lushnja ka marrë në vetëm dy vite qeverisje 718 milionë lekë investime, që janë shumë herë më shumë se çka mundur të përfitoj i gjithë rrethi i Lushnjës në 25 vite”.


Sipas saj, në dy vite Bashkia Lushnje ka marrë financim për zbatimin e 8 projekteve madhore duke filluar nga rikonstruksioni i rrugës hyrëse në qytetin e Lushnjës, rikualifikimin e sheshit qëndror rijetësimin e shëtitores Kongresi, rikonstruksionin e pedonales Abaz Bej Lushnja, Urbanizimin e zonës informale në lagjen 18 tetori, rehabilitimin dhe unifikimin e fasadave në qendër dhe zonën përreth si dhe dy rrugë që lidhin zonat rurale të bashkisë së re Lushnjë.
Ajo përmendi gjithashtu realzimin e  projektit me vlerë 8 milion lekë të “Restaurimit të ndërtesës ku u mbajt Kongresi dhe ngritjen e zyrës Info-Point për turizmin në rrethin e Lushnjes”.


“Në kuadër të projektit e tretë pilot në rang vendi për urbanizimin dhe integrimin e zonave informale, investiuam tetëdhjetë e shtatë milion lekë, financim i Qeverisë Shqiptare nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Rajoneve që synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore (përkatësisht 10 rrugë të kësaj lagjeje) dhe infrastrukturën e shërbimeve në Lagjen 18 Tetori ose siç ju e njihni Lagjia Saravë. Nga zbatimi i këtij projekti do të përfitojnë direkt 6,700 banorë të kësaj lagje”, theksoi ministrja.


Më të lexuarat