Secondary Adv

TAP publikon njoftimin e kontrates per valvulat me diameter te madh

 

Trans Adriatic Pipeline (TAP), në kuader te proçesit të parakualifikimit për furnitorë potencialë, ka publikuar sot njoftimin e kontratës së ardhshme në Fletoren Zyrtare të BE-së.
Si pjesë e procesit të para kualifikimit për furnitorë potencialë, Trans Adriatic Pipeline (TAP) ka publikuar njoftimin e kontratës së ardhshme në Fletoren Zyrtare të BE-së.

 


TAP do të ndërtojë një gazsjellës prej 870 km të gjatë së bashku me infrastrukturën përkatëse në Greqi, Shqipëri dhe Detit Adriatik me dalje në tokë në Italinë Jugore.
Qëllimi i kontratës së radhës lidhet me prodhimin, testimin dhe dorëzimin e valvulave me diametër të gjerë: rreth 8 nga 36 inch (klasa 900) dhe valvul nga 46 të 48 inch (klasa 600). Kompanitë e interesuara duhet të kërkojnë një formular nga TAP jo më vonë se data 11.08.2014 në adresën e e-mailit: pqq.valves@tap-ag.com

 


Ky është njoftimi i pestë i TAP, që nga maji i këtij viti.Kontrata e ardhshme që do të njoftohet nga TAP do të përfshijë parakualifikimin e kompanive që ofrojnë tuba çeliku për seksionet në tokë të TAP, të ndjekur nga parakualifikimi i kompanive, që ofrojnë shërbime ndërtimi për gazjellësin në det.


Më të lexuarat