Secondary Adv

Investimet ne infrastrukture, aeroport ne jug dhe plane te reja per rruget

 

Qeveria po bën gati projektet për të arritur ndërtimin e një aeroporti në jug të vendit, kërkesë e domosdoshme për stadin e zhvillimit që ka arritur tashmë turizmi.

 

Është zhvilluar sot analiza e 300 ditëve të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës. Ministri Edmond Haxhinasto ka pohuar se do të ndërtohet aeroporti në jug të vendit, por pa dhënë më shumë detaje se si do të zgjidhet situata me kompaninë Hotchief, që ka ekskluzivitetin e aeroportit të Rinasit, në një kontratë që nuk lejon ndërtimin e aeroporteve të tjerë në vend deri në vitin 2024.

 

Më pas, në fjalën e tij Ministri u përqendrua më tepër në reformat që do të ndërmarrë në vazhdimësi ky institucion. Ai cilësoi si të rëndësishme një sërë reforma si ajo e ligjit të prokurimeve publike, liberalizimit të tregut si dhe reformat e tjera në sektorin e shërbimeve.

 

 

Investimet ne infrastrukture

Përveç këtyre Ministri veçoi si dy sfida të mëdha të institucionit  atë të standardizimit të kuadrit rregullator sipas rregullave të Bashkimit Europian si dhe profesionalizmin, rritjen e kapaciteteve për të thithur investimet.

 

Investimet planifikohet  të bëhen dhe në fushën e telekomunikacionit  dhe inovacionit për të rritur shërbimet ndaj qytetarëve. Gjithashtu është planifikuar zgjerimi i porteve dhe ndërtimi i portit në jug për shkak të të flukseve të mëdha.

Mirëmbajta dhe rigjallërimi i aseteve aktuale është një sfidë për të cilën Ministri Haxhinasto kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe zbatimin e marrëveshjeve të kompanive private.

Gjithashtu për mirëmbajtjen  e aseteve  vlerësohet prania e privatëve dhe shikohet me pozitivitet rritja e numrit të tyre në të ardhmen.

Në planet e Ministrisë do të jenë dyfishimi i aksit Tiranë-Durrës, rregullimi i aksit me Malin e Zi, mirëmbajtja e rrugës së kombit, kapitalet mbi rrugën e Arbrit si dhe akset kyçe në jug të vendit.

 

 


Më të lexuarat