Secondary Adv

KE: Investimet dhe eksportet do te udheheqin Shqiperine ne 2016

Raporti i fundit i Komisionit Europian, konfirmon një normë rritje pranë 2.7% të ekonomisë shqiptare përgjatë vitit 2015, falë investimeve dhe eksporteve.


Brukseli ndër të tjera nënvizon faktin se Banka e Shqipërisë ka dështuar në përmbushjen e objektivit të inflacionit. Çmimet u rritën me vetëm 1.9% përgjatë 2015, ndërkohë që objektivi fiksohej pranë 3%. Komisioni Europian vë theksin te investimet madhore si lokomotiva e rritjes së ekonomisë përgjatë këtij viti dhe atij të ardhshëm.


Gazsjellësi transadriatik vlerësohet si një prej këtyre projekteve madhore. Ndër të tjera raporti nënvizon faktin se huadhënia e sektorit privat për qëllime biznesi do të rimëkmëbet lehtë përgjatë viti aktual si pasojë e kushteve lehtësuese dhe përmirësimit të legjislacionit që ka për qëllim të luftojë problemin e huave jo-performuese.


Nga ana tjetër, remitancat projektohen në territor negativ, kryesisht fakë krizës greke. Ekonomia shqiptare parashikohet të zgjerohet me 3.2% përgjatë këtij viti për të kulmuar në 3.5% përgjatë vitit të ardhshëm. Në terma të përgjithshëm, Komisioni Europian ka ruajtur të njëjtin vlerësim të tre muajve të më parë për ekonominë shqiptare.


Më të lexuarat