Secondary Adv

Suedia dhe Shqiperia firmosin marreveshjen per bashkepunim dhe zhvillim

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe i ngarkuari me punë i ambasadës suedeze Johan Ndisi nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillim, në mbështetje të reformave kryesore drejt zhvillimit ekonomik, forcimin të demokracisë dhe një mjedisi më të mirë dhe në harmoni me axhendën e integrimit të Shqipërisë në BE.


Marrëveshja e nënshkruar sot do të zbatohet deri në vitin 2020 dhe ofron kornizën për bashkëpunim dhe zhvillim mes qeverisë suedeze dhe asaj shqiptare.
Mbështetja vetëm në vitin 2016 arrin në vlerën e rreth 7.5 milion euro. Strategjia suedeze që udhëheq bashkëpunimin, identifikon tri fusha kryesore të mbështetjes: zhvillimin ekonomik për të promovuar integrimin në BE, për të drejtat e njeriut, qeverisjen demokratike e barazinë gjinore dhe mjedisin e klimën.
Suedia ka dhënë mbështetjen e saj edhe në fusha të tjera duke u përqendruar në rritjen e turizmit të qëndrueshëm, me synimin për të nxitur zhvillimin ekonomik.


Pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, zëvendëskryeministri Peleshi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit suedez për zhvillim me qeverinë shqiptare.
“Suedia ka mbështetur fuqimisht qeverinë në përpjekjet e saj për të forcuar qeverisjen demokratike, reformat institucionale të orientuara drejt standardeve evropiane, si dhe zbatimin e të drejtave themelore të njeriut, si dhe për të krijuar kushte për një rritje të qëndrueshme afatgjatë duke mbrojtur resurset natyrore të Shqipërisë”, tha Peleshi.I ngarkuari me punë i ambasadës suedeze Ndis shtoi se Suedia do të vazhdojë të mbështesë në procesin e reformave në Shqipëri.


Më të lexuarat