Secondary Adv

Qeveria do ju ndaje bashkive 9 miliarde leke per projektet e tyre

Nga Kavaja, ku inspektoi punën në tri projekte, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, deklaroi se qeveria do t’u ndajë këto ditë bashkive 9 miliardë lekë për projektet e tyre. “Është hapur thirrja e re për projekte si për njësitë vendore edhe për agjencitë rajonale të zhvillimit.


Vetëm për vitin 2016 është parashikuar një fond prej 9 miliardë lekësh për të mbështetur nga qeveria projekte të zhvillimit urban, rehabilitimit urban, të rigjallërimit të qyteteve, si edhe projekte rajonale që nxisin zhvillimin ekonomik dhe social”, tha ministrja Gjermeni në një deklaratë për mediat. Deri më 22 shkurt mund të aplikojnë për financim njësitë e qeverisjes vendore nëpërmjet projekteve që nxisin rivitalizimin e qyteteve. Ndërsa mesi i muajit mars është afati i fundit i aplikimit për dy ose më shumë njësi vendore bashkërisht dhe agjencitë rajonale.


Bashkia Kavajë është një nga 26 bashkitë e përzgjedhura për t’u mbështetur financiarisht nga qeveria për hartimin e planit vendor. Tashmë ka përfunduar rikonstruksioni i sheshit të Xhamisë Kubelike, rruga e zonës industriale, rikonstruksion i Rrugës së Tironsave. Tri projektet janë financim i Fondit të Zhvillimit të Rajoneve me vlerë 800 milionë lekë.


Më të lexuarat