Secondary Adv

Shetitore e re per Himaren, ne shtator celet konkursi

Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e premte për çeljen e një konkursi ndërkombëtar që do të hapet në muajin shtator për bregun e Himarës. Përmes postimit të një fotoje në rrjetin social "Twitter", kreu i qeverisë deklaroi se konkursi do të hapet për rehabilitimin e fshatrave të bukur të Himarës: “Në shtator çelet dhe konkursi ndërkombëtar për bregun e Himarës së Re e për rehabilitimin e fshatrave të saj të bukur”, u shpreh Rama. 

 

Në një njoftim të dytë në Twitter, kreu i qeverisë njoftoi se projekti RAB do të jetë baza për programin e ri të zhvillimit ekonomik të Himarës: "Projekti RAB një bazë për programin e ri të zhvillimit ekonomik të Himarës së rilindur nga ndarja e re territoriale", u shpreh Rama.Gjatë një takimi që kryeministri Rama ka zhvilluar me banorët e Borshit dhe Dhërmiut, bëri të ditur se projekti RAB është një bazë për programin e ri të zhvillimit ekonomik të Himarës së rilindur nga ndarja e re territoriale. Pavarësisht se Himara është bërë çështje mjaft e diskutueshme kohët e fundit, përsa i përket ndarjes së re territoriale që u propozua nga qeveria dhe u miratua në 31 korrik në Parlament, pritet që projekti fitues të ketë një potencial të madh zhvillimi për vendin.

“Deri më sot ka rezultuar tërësisht i falimentuar, me pasoja të tmerrshme për komunitete të tëra dhe për zona si kjo, që në vend që të ishin zona ku cilësia e ujit të ishte një nga arsyet  për t’u krenuar dhe për të promovuar zonën, është një nga arsyet për të ulur kokën, sepse e dimë fare mirë se çfarë problemesh ka këtu me ujërat e ndotur, ashtu sikundër sa probleme të mëdha ka me ujin e pijshëm. Kemi gati dhe jo gati me fjalë, por ka filluar realizimi i projektit të rehabilitimit të rrjetit të furnizimit me energji të gjithë zonës. Janë dy nënstacione të reja që do të ndërtohen dhe financimi për to është garantuar dhe kështu besojmë që zgjidhim përfundimisht problemin  e madh që hasni ju dhe gjatë sezonit turistik, të gjithë strukturat hoteliere, të nivelit shumë të ulët të tensionit,” u shpreh Kryeministri.

 

Kryeministri tha se numri i investimeve te vendosura në dispozicion të kësaj zone, nuk është bërë për shumë vite të marra së bashku dhe se realizimi me sukses i tyre, do të sjellë ndryshime të dukshme, nga viti në vit. “Besojmë shumë që vitin e ardhëm do të kemi mundësi të flasim për më shumë gjëra dhe do të kemi vënë në vijë më shumë investime. Edhe, thjesht, këtë vit kemi vendosur në dispozicion të zonës një sasi investimesh të atillë që nuk është bërë në shumë vite të marra së bashku, duke përfshirë investimet në rrjetin elektroenergjitik, duke përfshirë investimet për rrugën ku jemi këtu, por edhe për unazën e re të Himarës, por edhe për rrugën e re që do të lidhë Kuçin me bregdetin , por edhe për modelin e parë të zhvillimit të ri urban të shëtitores së Qeparoit që fillon, besoj, në fund të këtij muaji dhe vitin e ardhshëm do të shkojmë më tutje, me më shumë besoj,” – u shpreh Kryeministri.

 

Plani për rehabilitimin e bregut të Himarës pason atë të Vlorës, projekti fitues i së cilës u shpall 10 ditë më parë nga studioja belge që dorëzoi projektin e përfundimtar të fazës së parë të ndërtimit, që nis nga Porti i qytetit deri te Tuneli. Më herët Rama ka njoftuar se projekti i madh i Lungomares do të vazhdojë me bashkinë e Himarës: “Bashkia e Vlorës do të kthehet në një hapësirë më të gjerë dhe vija bregdetare e Jonit, do fillojë me Vlorën, do të vijojë me Himarën e do të përfundojë me bashkinë e Sarandës.  Të tre pikat kyçe Vlorë, Himarë, Sarandë kanë marrë një forcë të re dhe janë në një potencial të zhvillimit urban ekonomik e social, falë integrimit të komunave ekzistuese në përbërje të këtyre bashkive të mëdha”.


Më të lexuarat