Secondary Adv

Projekti per Gjelberimin e rrugeve, nis puna ne aksin Rinas-Tirane


Programi i ri i Gjelberimit Kombetar ka nisur ketë te diele me rrugën Rinas -Tirane. Kryeministri i vendit ishte i pranishëm ne nisjen e punimeve te këtij projekti qe sipas tij, do t’i mundësojë Shqipërisë nje infrastrukture te nje vendi Europian. “Janë 400 mijë metër katror gjelbërim, 130 mijë shkurre dekorative, 2300 pemë të larta që do të shkojnë duke u shtuar si kurorë në vitet në vijim.


Nis me rrugën Rinas-Tiranë programi i ri kombëtar i gjelbërimit. Hyrja në Shqipëri jo më shfaqja e shijes së rrënimit,” Kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama teksa inspektoi ecurinë e punës në segmentin rrugor Tiranë-Rinas, ku njoftoi edhe nisjen e Programit të ri Kombëtar të Gjelbërimit, i cili parashikon 400 mijë m2 sipërfaqe të gjelbërt, 130 mijë bimë dekorative dhe 2300 pemë të larta.
Kryeministri Rama u takua e bisedoi me drejtues të projektit, të cilët e informuan atë mbi punën e deritanishme, si dhe me masat e sigurisë të ndërmarra prej tyre, që realizimi i projektit të mos pengojë mbarëvajtjen e trafikut të përditshëm. “Bëjmë çmos për të respektuar të gjitha kërkesat  e sigurisë. Ka një tabelë hyrëse  sipas të gjitha standardeve që informon për një kantier të hapur në rrugë, ulje shpejtësie, etj. Janë vendosur shumë birrila e tabela të tjera paralajmëruese”, u shpreh njëri prej drejtuesve.

 

 


Nga ana e tij Rama theksoi se ky është fillimi i përmasës së gjelbër në rrugë për të krijuar një situatë tjetër në rrugët tona. “Ky është fillimi i përmasës së gjelbërt në rrugë. Duhet të jemi shumë bindës dhe do të vazhdojmë të jemi edhe në vijim në mënyrë që të krijohet një situatë krejt tjetër në rrugët tona. Këto rrugë nuk janë rrugë europiane”. tha Rama


Kryeministri shtoi se me përfundimin e projektit, dhe gjithçka që është parashikuar në të, Tirana do të ketë një hyrje me infrastrukturë dinjitoze të një vendi europian. “Janë 400 mijë metër katror gjelbërim, 130 mijë shkurre dekorative, 2300 pemë të larta që do të shkojnë duke u shtuar si kurorë në vitet në vijim. Por ajo që është e rëndësishme është që të kemi një ndarje të qartë të të gjithë kanaleve, në mënyrë që më në fund të krijohet një hyrje për në Tiranë si një vend europian, e kjo të na çojë nga Rinasi deri tek rrethrrotullimi i Kamzës.” u shpreh ai.


Më të lexuarat