Secondary Adv

Cmimet e trojeve ne Tirane, sa do te paguhet per legalizimet


Pagesa e truallit për familjet që kanë ndërtuar në tokë shtet dhe tokë me pronarë, do të përcaktohet duke u bazuar në ndryshimet e miratuara në ligjin e ri të legalizimeve.

 

Formula

Duke iu referuar vendimit të qeverisë, parcela ndërtimore për të cilën do të bëhet kalimi i pronësisë, do të llogaritet me gjy smën e vlerës së tregut, por jo më shumë se 2000 lekë/m2 për zonat urbane dhe jo më shumë se 1500 lekë/m2 për komunat. Ndërsa për zonat ku çmimi i tokës është shumë i ulët, është përcaktuar çmimi dysheme 500 lekë/m2 për bashkitë dhe 400 lekë/m2 për komunat.

 

 

Lehtesirat

 

Në vendimin e qeverisë thuhet se 50% e faturës do të mund të paguhet me letra me vlerë dhe, për pagesat e menjëhershme, pra brenda 45 ditësh nga tërheqja e faturës, do të aplikohet një tjetër zbritje me 20%. Si normë qytetarie, për shlyerjen në mënyrë të rregullt të faturës së energjisë elektrike, familjes gjatë momentit të kryerjes së pagesës do t’i zbriten edhe 10% të tjera nga shuma e faturuar deri në atë moment, pas aplikimit të reduktimeve të mësipërme. Kjo zbritje do të shënohet në hipotekë, dhe nëse familja pas dy vitesh dëshmon se ka paguar rregullisht dritat, atëherë ky 10% do të falet dhe shënimi hipotekor do të hiqet.


Kategoritë e ndërtimeve në tokë shtet dhe tokë me pronarë

 

Cmimet e trojeve për zonën e Paskuqanit


Një familje që ka një ndërtesë 100m2 në zonën informale të Paskuqanit, ku vlera e tokës me hartën e re të çmimeve është 3560 lekë/m2. Sipas ligjit të ri të legalizimeve, kalimi i pronësisë do të bëhet për 300m2, pra sa trefishi i njollës apo i bazës së objektit. Për sipërfaqen 300m2 për procesin legalizues familja do të paguajë truallin me gjy smën e vlerës së tregut. Pra, një metër katror do të llogaritet me 17 80 lekë. Por, meqenëse në vendimin e qeverisë përcaktohet se për komunat metri katror i tokës nuk do të jetë më i lartë se 1500 lekë, atëherë: 300m2 X 1500 lekë = 450 000 lekë.

Gjysma e kësaj vlere mund të paguhet me bono privatizimi, pra 225 000 mund të paguhet me letra me vlerë. Nga ana tjetër, nëse shlyerja e faturës bëhet brenda 45 ditësh nga tërheqja e saj, nga vlera e mbetur zbritet 20%. Pra, në rast se familja kryen detyrimin financiar, brenda 45 ditësh nuk do të paguajë më 225 000 lekë, por do të paguajë 180 000 lekë. Reduktimi i fundit që do të aplikohet, do të jetë 10% i cili do të shërbejë si “detyrim” për shlyerjen e faturës së dritave në mënyrë të rregullt përgjatë dy viteve në vijim. Nga kjo, vlera që mbetet për t’u derdhur do të jetë 162 000 lekë.

 

Cmimet e trojeve për zonën e Bathores


Në zonën e Bathores metri katror i tokës llogaritet me 3280 lekë, pra 280 lekë më pak se në zonën e Paskuqanit, megjithatë vlera e truallit do të llogaritet me 1500 lekë, duke qenë se është përcaktuar çmimi tavan për komunat. Për të njëjtën sipërfaqe, pra 100 m2, një familje i takon të paguajë: 300m2 X 1500 lekë/m2 = 450 000 lekë. Nga kjo vlerë gjysma mund të bëhet me bono dhe, për pjesën e mbetur, nëse shlyhet brenda 45 ditësh, zbriten edhe 20% nga fatura. Pra, mbeten 180 000 lekë, të cilat me reduktimin 10% për faturën e dritave, shkojnë 162 000 lekë./Panorama


Më të lexuarat