Secondary Adv

Shtyhet me 3 dite afati i deklarimit te te ardhurave per vitin 2015

Të gjithë personat që kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë duhet të plotësojnë deklaratën individuale vjetore. Afati përfundimtar për deklaratën e të ardhurave të vitit 2015 është 30 prilli.

 

Por burime nga Ministria e Financave bëjnë me dije se është shtyrë afati me tri ditë të tjera, duke qenë se sivjet fundi i prillit dhe fillimi i majit përkon me festën e 1 Majit dhe me Pashkët ortofokse.Po sipas këtyre burimeve, aktualisht kanë plotësuar këtë formular 3.638 shtetas shqiptarë dhe 689 shtetas të huaj, rezidentë në vendin tonë.I hartuar nga ekspertet e Ministrisë së Financave, ky dokument përfshin, para se gjithash, të dhëna personale për individin, shoqëruar më pas nga ato që kanë të bëjnë me punët ku ai është përfshirë apo aktivitetet e ndryshme, që i sigurojnë atij të ardhura gjatë vitit. Po sipas ekspertëve të ekonomisë, deklarimi i të ardhurave personale dhe familjare nga ana e qytetarëve parashikohet të ndihmojë edhe në uljen e evazionit fiskal.


Më të lexuarat