Secondary Adv

Paga mesatare, INSTAT: Ne 2015-en u rrit me 1300 leke

Në 2015, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në Shqipëri është 46.830 lekë me nje rritje prej rreth 1 mijë e 300 lekësh krahasuar me një vit më parë.

 

Sipas Institutit të Statistikave kjo pagë mbulon të gjithë sektorët e ekonomisë, dhe është llogaritur me të dhënat e deklaruara pranë Tatimeve.Hendeku gjinor në paga është 7 %. Pra, meshkujt kanë një pagë mesatare mujore bruto 7 % më të lartë sesa femrat. Një vit më parë diferenca ishte 10 përqind po favor të meshkujve. Për një të punësuar në ndërmarrjet shtetërore paga mesatare mujore eshte bruto mbi mesataren rreth 54.205 lekë.Pesë grup-profesionet me pagën mesatare mujore bruto më të lartë janë: Drejtues administrativë dhe komercialë; Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit; Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara; Specialistë të administrimit dhe biznesit; dhe Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë.

 

Paga mesatare mujore bruto është më e ulët për grupprofesionet në të cilat niveli i aftësive të kërkuara është i ulët, të tilla si, prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare, punëtorë për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë, ndihmës në përgatitjen e ushqimit. Lista vazhdon me punonjës të përpunimit të ushqimit, drurit, tekstileve Punonjës të prodhimit të sendeve të imta dhe të punëve me dorë, si artizanet./ Top Channel


Më të lexuarat