Secondary Adv

Zonat industriale ne Shqiperi, deri ne shtator 2015 gati qendra e pare

 

Brenda muajit shtator të vitit të ardhshëm qeveria do të ketë përfunduar ndërtimin e zonës së parë industriale në vend.

 

Sipas zv/ministres së Zhvillimit Ekonomik, Brunilda Paskali, qendra e parë e këtij lloji do të ndërtohet në zonën mes Durrësit dhe Tiranës, në mënyrë që funksionimi i saj të lehtësojë punën e bizneseve. Do të merren në konsideratë afërsia me Portin e Durrësit, Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe aksesin në Korridorin e Kaltër, rrugë e cila do të lidhë Shqipërinë me rajonin dhe BE-në.

 

Një bum zonash industriale që pretendonte investime qindra milionë euro dhe hapjen e dhjetëra mijëra vendesh pune. Madje, po ta llogarisësh, del se Shqipërisë, pas disa vitesh, do t’i duhej të kërkonte fuqi të huaj punëtore. Sipas informacionit të Agjencisë së nxitjes së Investimeve të Huaja AIDA, qeveria shqiptare ka aprovuar 8 zona ekonomike. Shtatë prej tyre kanë statusin e parqeve industriale dhe një ka statusin e zonës së lirë.
Prej vitesh në Shqipëri diskutohet ndërtimi i një zone industriale, edhe pse janë shtatë zona të ndryshme në të gjithë vendin. Duhet thënë se, këto zona shtrihen kryesisht në Ultësirën Perëndimore të vendit në një vijë që përshkon rrethin e Vlorës dhe deri në Shëngjin. Asnjë prej tyre nuk është funksionale, nuk ka asnjë godinë, ndërsa biznesi i huaj ka preferuar që aktivitetin e vetë ta shtrijë sipas mundësive më të mira që ofron Shqipëria.

 

 

Parqet/Zonat Industriale të miratuara ne Shqiperi

 

Parku Industrial Vlorë:
Sipërfaqja: 125 Ha
Gjëndja: Projekti i përfunduar, Licenca dhe Lejet e marra, por është në fazën fillestare
Investimi: Mund të bashkëpunohet ose edhe të transferohet
Llojet e Aktivitetit: Fabrikime, Prodhime, Montime, Importime, Eksportime, Tregëtime, Shërbime

Parku Industrial Koplik:
Sipërfaqja: 61 Ha
Gjëndja: Projekti i përfunduar, Licenca dhe Lejet e marra, por është në fazën fillestare
Investimi: Mund të bashkëpunohet ose edhe të transferohet
Llojet e Aktivitetit: Fabrikime, Prodhime, Montime, Importime, Eksportime, Tregëtime, Shërbime

Parku Industrial Shëngjin:
Sipërfaqja: 3.2 Ha
Gjëndja: Projekti i përfunduar, Licenca dhe Lejet e marra, por është në fazën fillestare
Investimi: Mund të bashkëpunohet ose edhe të transferohet
Llojet e Aktivitetit: Fabrikime, Prodhime, Montime, Importime, Eksportime, Tregëtime, Shërbime

Parku Industrial Spitalla:
Sipërfaqja: 850 Ha
Gjëndja: Projekti, Licenca dhe Lejet janë në fazën fillestare
Investimi: Mund të bashkëpunohet ose edhe të transferohet
Llojet e Aktivitetit: Fabrikime, Prodhime, Montime, Importime, Eksportime, Tregëtime, Shërbime

Parku Industrial Elbasan:
Sipërfaqja: 254.7 Ha
Gjëndja: Projekti, Licenca dhe Lejet janë në fazën fillestare
Investimi: Mund të bashkëpunohet ose edhe të transferohet
Llojet e Aktivitetit: Fabrikime, Prodhime, Montime, Importime, Eksportime, Tregëtime, Shërbime

Parku Industrial Shkodër:
Sipërfaqja: 137 Ha
Gjëndja: Projekti, Licenca dhe Lejet janë në fazën fillestare
Investimi: Mund të bashkëpunohet ose edhe të transferohet
Llojet e Aktivitetit: Fabrikime, Prodhime, Montime, Importime, Eksportime, Tregëtime, Shërbime

Parku Industrial Lezhë:
Sipërfaqja: 54.3 Ha
Gjendja: Projekti, Licenca dhe Lejet janë në fazën fillestare
Investimi: Mund të bashkëpunohet ose edhe të transferohet
Llojet e Aktivitetit: Fabrikime, Prodhime, Montime, Importime, Eksportime, Tregtime, Shërbime


Më të lexuarat