Secondary Adv

Nis prishja e 100 ndertimeve pa leje tek Parku i Liqenit Artificial

Ndërtimet pa leje që ndodhen në zonën e Parkut të Liqenit Artificial do të shemben. Bashkia ka nisur aksionin e prishjes së të gjitha subjekteve të evidentuara pa leje, duke nisur nga lokalet dhe objektet e tjera që gjenden në hyrjen e parkut, në pjesën e Digës së Liqenit, dhe atë të zonës së Fakultetit Gjeologji-Miniera.

 

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës, i mbështetur edhe nga Policia Bashkiake, kanë shembur disa objekte të njohura në këtë zonë, të cilat nuk kishin dokumentacion të rregullt ligjor.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndjekur aksionin në terren, duke theksuar se kjo hapsirë do të kthehet tërësisht në funksion të qytetarëve.Në total, Bashkia Tiranë ka konstatuar rreth 100 ndërtesa pa leje, të pa legalizuara dhe të pa hipotekuara, të cilat në vite kanë zaptuar liqenin dhe kanë shfrytëzuar hapësirat e tij për biznese private.Ndërtimet pa leje që do të prishen janë kryesisht kafe, parkingje apo lavazhe. Aksioni i nisur do të vazhdojë dhe në ditët në vijim, deri sa i gjithë territori i Parkut të pastrohet nga çdo objekt dhe ndërhyrje e paligjshme.


Më të lexuarat