Secondary Adv

Ministrja Milva Ekonomi: Reforma ne drejtesi, jetike per ekonomine

Reforma në drejtësi konsiderohet tepër e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe në këtë kuadër, Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri, organizuan këtë të hënë në Tiranë konferencën me temë “Reforma në Drejtësi, një parakusht për nxitjen dhe tërheqjen e investimeve të huaja”.

 

Konferenca mbështetej nga Bashkimi Europian dhe në të mori pjesë edhe ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi.“Është një nga ato gurët e themelit që do ta përmirësojë shumë jetën e qytetarëve, duke i shpëtuar nga kalvari i kohëzgjatjes në shqyrtimin e ankesave të tyre. Ne shohim që 91 përqind e popullatës ka nevojë për të vendosur një sistem gjyqësor të pranueshëm dhe të operueshëm në Shqipëri.

 

Kjo nuk do të thotë që dhe jeta e biznesit nuk është e vështirësuar nga këto gjëra, por do të thotë që ka hapësirë për të punuar më mirë, do të thotë që duhet ta përqafojmë të gjithë me shumë përkushtim dhe me entuziazëm, si dhe me përgjegjësi faktin që reforma në drejtësi është një nga elementët më të rëndësishëm për të bërë progres sot Shqipëria”, tha ajo.Të pranishëm në këtë konferencë ishin dhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, zv.Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, David Muniz, përfaqësues nga biznesi, etj.


Më të lexuarat