Secondary Adv

Shume pak projekte e bursa te fituara nga universitetet shqiptare ne programet e BE

Megjithëse ka një numër të madh aplikimesh, institucionet Shqiptare të Arsimit të Lartë, fitojnë pak projekte e bursa nga programet universitare evropiane.


Ka qenë ky mesazhi i dhënë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Zyra Kombëtare Erasmus plus në bashkëpunim me Zyrën e Asistencës Teknike për Programet Evropiane në Shqipëri. Belen Enciso, përfaqësuese e projektit EACEA të Bashkimit Evropian tha se nga shqipëria vijnë shumë aplikime, por duhet përmirësuar cilësia e tyre.


"Kur vjen fjala te pjesëmarrja në programe, Shqipëria ka shifra shumë të mira. Institucionet shqiptare po marrin pjesë në programe, po tregojnë interes për përfshirje, madje janë gati të koordinojnë propozime për ngritjen e kapaciteteve. Kështu që mua nuk më shqetëson më interesi i tyre. Ajo ku dua të tërheq vëmendjen ka të bëjë me cilësinë e aplikimeve. Si mund të pëmirësojmë cilësinë e aplikimeve të institucioneve tuaja", shprehet Belen Enciso.Eventi mblodhi më shumë se 60 pjesëmarrës nga Institucionet e Arsimit të Lartë, pedagogë dhe stafe administrative universitare, OJF, institute, agjenci, përfaqësues të Ministrisë së Arsimmit e institucione të tjera. Tryeza shërbeu për evidentimin e pengesave kryesore që frenojnë pjesëmarrjen e institucioneve shqiptare në Programet Evropiane.


Më të lexuarat