Secondary Adv

Qeveria vendos per shembjen e 50 objekteve te ndertuara para viteve 90

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për shembjen e disa ndërtesave të amortizuara, ndërtimi i të cilave është bërë para viteve ’90.


Janë 110 objekte të industrisë së rëndë, që me kalimin e viteve janë amortizuar e që rezultojnë joeficiente e për këtë qëllim do të  shemben. Në listën e ndërmarrjeve që do të shemben janë ndërmarrje të Kombinatit Metalurgjik, ndërmarrje të Uzinës së Plehrave Azotike dhe Kombinatit Energjetik.Por para se të shemben godinat e amortizuara, vendimi që ka marrë fuqi ligjore parashikon fillimisht zhvillimin e ankandeve për shitjen e aseteve të këtyre ndërmarrjeve që kanë vlerë ekonomike.


Sa i përket Uzinës 12, janë 50 objekte që janë parashikuar të shemben ndërsa asetet do të dalin në ankand për një vlerë 107.4 milionë lekë. Për ndërmarrjen e prodhimit të çelikut janë 11 objekte, asetet e të cilave janë vlerësuar 2.3 milionë lekë ndërsa në kombinatin energjetik janë 21 objekte, vlera e aseteve të të cilave llogaritet 212 milionë lekë. Ndërsa për Uzinën e Plehrave Azotike, janë 25 objekte, asetet e të cileve janë llogaritur 46 milionë lekë.


Më të lexuarat