Secondary Adv

Zonat turistike pa drita, OSHEE: Po rikuperohen linjat ne pergatitje te pikut te sezonit

Teksa Shoqata Shqiptare e Turizmit e konsideroi ndërprerjet e energjisë si problemin me shqetësues për mbarëvajtjen e sezonit turistik në vend, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHE), sqaroi se remontet në zonat turistike gjatë qershorit janë të domosdoshme për të siguruar mbarëvajtje të sezonit turistik gjatë pikut të sezonit, korrik dhe gusht.


OSHEE në një deklaratë të posaçme kërkoi të sensibilizojë përdoruesit privat (bizneset) të rrjetit të shpërndarjes, sidomos ato që operojnë në zonat turistike, se është mjaft e rëndësishme t’i përgjigjen investimeve që po kryen OSHEE për të mirëmbajtur rrjetin e tyre.
“OSHEE po investon miliona dollarë për rritjen e kapaciteteve dhe të sigurisë në rrjetin shpërndarës, ndaj duhet që edhe përdoruesit privatë, të mirëmbajnë kabinat, transformatorët dhe linjat që i kanë në pronësi, pasi çdo defekt i shkaktuar tek asetet e tyre, reflektohet edhe tek abonentët e tjerë, kryesisht familjarë”, sqaruan burimet zyrtare te OSHEE-se.


Për këtë arsye, OSHEE ka njoftuar prej disa muajsh dhe u rikujton sërish bizneseve që të marrin masa për kryerjen e proceseve të mirëmbajtjes së linjave të furnizmit me energji elektrike nga “pika e lidhjes” deri në objektin e tyre, sikurse e përcakton rregullorja e miratuar nga ERE.Në përfundim, si pjesë e masave organizative dhe teknike, OSHEE sqaroi se, ka shtuar personelin dhe vendosur gatishmërinë pranë agjencive që menaxhojnë rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike përgjatë vijës bregdetare dhe zonave turistike.OSSHE sqaron gjithashtu se ndërprerjet e energjisë po vijnë për shkak të kabinave që kanë në pronësi hotelet, të cilat nuk ndodhen në kushte të mira teknike. Këto kabina që janë prona të hoteleve në rast se nuk mirëmbahen nga ana e pronarit mund te sjellin defekt dhe lëne pa drita jo vetë hotelin, por edhe lagjen përreth.


Për këtë arsye OSHEE ka paraqitur ne Entin Rregullator të Energjisë draft rregulloren e re, e cila do te përcaktojë se cili do të jetë fati i 12 mijë kabinave qe administrohen nga privati, një pjesë e mirë e të cilave nuk mirëmbahen dhe shkaktojnë probleme me pas në rrjetin e OSSHE.Një ditë më parë, shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) ka reaguar ashpër në një deklaratë për shtyp lidhur me situatën e rënduar të turizmit në Shqipëri, ku problemet kryesore renditen ndërprerjet e energjisë dhe shtrenjtimin e saj, kantieret e ndërtimit, plehrat, infrastruktura e papërshtatshme dhe mungesa e incentivave që po e bën vendin jo konkurrues në raport me rajonin. Kjo po bën që Shqipëria të mos përfitojë nga zhvendosja e kërkesës turistike, ndryshe nga vendet e rajonit që po unifikojnë politikat e po rrisin stimujt.

 

Në veçanti Maqedonia vë në dispozicion një fond prej 5 mln euro për stimuluar fluturimet low cost dhe qëndrimet në vend, Mali i Zi po ndërton resortin me luksoz në Mesdhe, Serbia investon në pasurimin e portofolit të eventeve ndërkohë që Shqipëria fillon sezonin e vonuar me energji 48% më të shtrenjtë dhe shërbime rikonstruktuese të sistemit të shpërndarjes së energjisë në vijën bregdetare nga 15-30 Korrik dhe 12 orë ndërprerje energjie në ditë.


Më të lexuarat