Secondary Adv

Ne vjeshte nis puna per projektin e restaurimit te Pazarit te Gjirokastres

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka shqyrtuar dhe miratuar projekt zbatimin për restaurimin e Pazarit të Gjirokastrës.Me financim të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit AADF,dhe në bashkëpunim me Instituti i Monumenteve të Kulturës, ekspertet arkitektë të Dea Studio mbyllën punën e vështirë disamujore për studimin, analizimin dhe projektimin e restaurimit të Pazarit.


Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i cil athotë se vjeshta do të jetë stinë pune dhe kantieri në qytetin e gurtë që nuk do ta lëmë të bjerë, pasi i ka rezistuar luftrave, kohës dhe batërdisë njerëzore të 25 viteve të fundit.“Gjirokastra dhe gjirokastritët meritojnë më shumë, dhe miqtë e bashkepunëtorët nuk mungojnë”, deklaron Kumbaro.


Vetëm pak ditë më parë “Koncert në gur”, mblodhi gjirokastritët dhe turistë të shumtë në Qafën e Pazarit dhe në Kala për të shenjuar 11-vjetorin e hyrjes së qytetit të gurtë në UNESCO.Si në rastin e Festivalit Folklorik dhe në të gjitha ngjarjet kulturore që organizojmë në skenën e hapur të perlës së Jugut, Gjirokastra tregon jo vetëm shpirtin e gjallë por edhe mundësinë e jashtëzakonshme për të turizëm dhe zhvillim.Këtë theksoi edhe ministrja Mirela Kumbaro në takimin me mediat ku tregoi gjithashtu për projektet dhe investimet që nisin në vjeshtë në Gjirokastër për restaurimin e Pazarit.


Më të lexuarat