Secondary Adv

Nenshkruhet marreveshja per financimin e linjes se interkonjeksionit Shqiperi-Maqedoni

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, (MEI) Damian Gjiknuri dhe Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri,  Susanne Schütz, nënshkruan të martën në Tiranë, marrëveshjen për financimin e linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt Shqipëri-Maqedoni.


Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ministri Gjiknuri  u shpreh se, “tashmë janë siguruar të gjitha financimet për ndertimin e kësaj linje, nga të cilat pjesë e parë është kredia me financim gjerman në vlerën 50 milion euro dhe 14 milionë euro të tjere janë grante nga BE”.Projekti vijoi Gjiknuri përfshinë linjën me Maqedoninë dhe ndërtimin e dy stacioneve në Fier dhe Elbasan.Ndërsa ambasadorja Susanne Schütz, tha se, përmes këtij financimi do të ndërtohet segmenti i parë dhe më pas segmenti i dytë, ndërsa kemi vënë në dispozicion 30 milionë euro dhe 20 milion euro të tjera do të lëvrohen pas pushimit veror.


“Ky financim është një kontribut për një furnizim më të qëndrueshëm me energji, shans për të eksportuar energji. Deri në nënshkrimin e kësaj marrëveshje kanë kaluar 6 vjet, por ne duam të jemi më të shpejtë tani në zbatimin e marrëveshjeve tona dhe nuk duhet ti lemë njerëzit të presim në gjatë.”- deklaroi Schütz.


Më të lexuarat