Secondary Adv

Veliaj: Ne shtator miratohet plani urbanistik i Tiranes

Pas një viti në drejtimin e Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar projekte konkrete, stategjike infrastuktuore dhe rikualifikimet urbane për kryeqytetin.


Pas një prezantimi të të gjitha punëve të bërë gjatë një viti, Veliaj ka shpalosur projektet e reja. Në muajin gusht, do të nisë edhe projekti për kthimin e sheshit “Skëndërbej” në pedonale. Bashkia e Tiranës synon që ky shesh të jetë hapësira më e madhe në Ballkan, për qytetarët.Për çdo drejtori pati një raport përfundimtar të punës 1-vjeçare nga titullarët. Ndërsa Veliaj bëri një falenderim të veçantë për njerëzit që kanë dhënë dekada kontribut në institucionin e Bashkisë së Tiranës.


Punimet për zgjatimin e bulevardit të ri, sipas bashkisë, po ecin me ritme të kënaqshme për ti dhënë zonës nga ish-stacioni i trenit deri në Paskuqan, një impuls të zhvillimit ekonomik.Ndërtimi i dy unazave, përveç atyre ekzistuese, plani për korsitë e biçikletave, krijimi i hapësirës më të madhe të gjelbër për Tiranën, janë projektet e tjera me rëndësi të bashkisë. Plani urbanistik i Tiranës, për të cilën kanë vijuar konsultimet me qytetarët dhe grupet e interesit, pritet të kalojë për miratim në shtator, në sesion e ri të Këshillit Bashkiak.


Më të lexuarat