Secondary Adv

Hapen procedurat, Tuneli i Kalimashit, tender 165 mln leke per mirembajtjen

Tuneli i Kalimashit, pjesë e Rrugës së Kombit do të mirëmbahet nga një kompani private, derisa në fuqi të hyjë kontrata koncensionare me kompaninë turke, “Vendeka Bilgi”, e cila do të menaxhojë rrugën Durrës-Kukës për 30 vjet.

 

Në buletinin e Agjencisë së Prokurimeve Publike është botuar shpallja e tenderit nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për përzgjedhjen e një kompanie që do të mirëmbajë tunelin për një periudhë 1 vjeçare me një fond prej 165 milionë lekësh.Drejtuesit e këtij institucioni shpjegojnë se nuk dihet se kur do të lidhet kontrata me kompaninë koncensionare, ndërkohë që mirëmbajtja e tunelit është një detyrim ligjor për të shmangur aksidentet.

 

Spartak Tarka, drejtor i Standardeve në Autoritetin Rrugor Shqiptar: Duke qenë se tuneli i Thirrës, mbaron afati i kontratës së mirëmbajtjes më 2 shtator të këtij viti, atëherë Autoritetit Rrugor Shqiptar mori masa që ta fus në tenderim për së dyti në mënyrë që tuneli të mos mbetet pa mirëmbajtje. Është në kushtet e kontratës. Ne e vëmë 12 muaj pasi preventivi është i përcaktuar i tillë pasi nuk kemi një afat të përcaktuar qartë nga Ministria e Transporteve që merret me procedurat e koncesionit.

 

Drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar shpjegojnë se me hyrjen në fuqi të kontratës koncensionare me firmën turke do të bëhet ndërprerja e kontratës me kompaninë që do të zgjidhet në tender për të mirëmbajtur tunelin e Kalimashit. Kjo është përcaktuar në kontratën që do të lidhet me këtë të fundit.Tarka: Pagesat bëhen mujore të firmës që do të fitojë mirëmbajtjen e tunelit dhe në momentin që lidhet koncesionari, atëherë firma e mirëmbajtjes do të paguhet për atë punë që ka bërë deri në atë datë.

 

Por qeveria do të vijojë të japë para nga buxheti për mirëmbajtjen e rrugës së kombit edhe pasi kontrata koncensionare me firmën turke të jetë lidhur. Në këtë kontratë parashikohet që të jepen 5.6 milionë euro çdo vit për një periudhë 13 vjeçare.


Më të lexuarat