Secondary Adv

Qeveria shpyllezon 28 hektare ne Gjirin e Lalezit per ndertimin e nje kompleksi rezidencial

Pas shpyllëzimit masiv të 2000 ha në zonën nga Kulla në Ishëm në vitet ’60-’65, ku pyjet u prenëpër toka buke, mbërrin shpyllëzimi i dytë për resorte turistike…


Ilia, ekonomist, tani në të 80-tat, tregon se si u shpëtuan 300 hektarë pyll në Gjirin e Lalëzit në vitet 1960-1965, kur regjimi i kohës nisi shpyllëzimet masive për të krijuar toka të reja për prodhimin e bukës në vend.Në atë kohë, ai ishte në stafin e Komitetit Ekzekutiv Durrës, seksioni i bujqësisë dhe tregon se nga Sukthi deri në Rrushkull, Hamallë dhe i gjithë Gjiri i Lalëzit ka qenë një pyll masiv natyror.


Reforma agrare që nisi me intensitet në vitet ’60 përfshiu në këtë projekt edhe shpyllëzimet nga jugu në veri. Ilia thotë se pjesë e këtij projekti ishte hapja e tokave të tjera edhe në fshatrat pranë Durrësit, ku u shpyllëzuan rreth 2000 hektarë pyll.Bashkë me një grup specialistësh të kohës, ai ka këmbëngulur fort, duke argumentuar me shifra dhe rezultate se pylli pranë detit në zonën e Gjirit të Lalëzit do të ishte më produktiv nëse përdorej si rezervat natyror me kafshë dhe shpendë të egër se sa si tokë bukë. Dhe kështu u vendos.Brezi i pishave me sipërfaqe rreth 300 hektarë në këtë zonë ka qenë i paprekur deri vonë në ditët e sotme duke i mbijetuar edhe katastrofës së ndërtimeve pas vitet 1990 që shkatërruan një pjesë të bregut të Durrësit.


Si po shpyllëzohet Gjiri i Lalëzit
Qeveria ka vendosur me një vendim të posaçëm, i cili është botuar edhe në Fletoren Zyrtare që të shpyllëzojë 28 hektarë  në zonën e Gjirit të Lalëzit, për ta vënë në dispozicion të ndërtimit të një kompleksi turistik, rezidencial dhe hotelier.Sipërfaqja pyjore prej 28 hektarë në ngastrat 70 a b c d të ekonomisë pyjore “Rrotull”, do të përdoret nga shoqëria “Omnix Albania”, sh.p.k. për ndërtimin e një kompleksi turistik rezidencial.


Qeveria ka saktësuar  se sipërfaqja do të  nga fondi pyjor publik dhe të çregjistrohet nga Kadastra Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave.Më tej, këto sipërfaqe do të regjistrohen në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në funksion të lidhjes së marrëveshjes me shoqërinë “Omnix Albania”,.Qeveria sqaron se Ministria e Mjedisit dhe Shoqëria “Omnix Albania”, sh.p.k., të hartojnë marrëveshje të përbashkët, lidhur me pyllëzimin e një sipërfaqeje tjetër.


“Omnix Albania” ka marrë leje për ndërtimin e këtij kompleksi qysh në maj të vitit 2013 nga ish qeveria Berisha. Qeveria e kohës kishte thënë se projekti ishte kërkuar nga një prej kompanive më me emër të fushës nga Katari. Sipas të dhënave të datës 10 majt 2013 kur u dha leja zhvillimore nga Këshilli Kombëtar i territorit ky kompleks ishte planifikuar në zonën e Gjirit të Lalëzit në Durrës.

 

Projekti i investimit është bërë nga kompania Chapman Taylor dhe me një vlerë fillestare investimi prej 200 milionë eurosh dhe në fazat e mëvonshme ishte parashikuar të arrinte në 2 miliardë euro i programuar për të gjeneruar 20,000 vende pune. Projekti nuk u zbatua sipas planifikimeve fillestare për shkak të tranzicionit institucional dhe ligjor që buroi nga rrotacioni politik i 2013-s.


Më të lexuarat