Secondary Adv

Tatimet: Cdo biznesmen te dorezoje adresen e-mail-it, komunikimi me poste elektronike

 

Komunikimi me tatimpaguesin do të bëhet me postë elektronike.Pas ndryshimeve të bëra në Ligjin “Për procedurat tatimore”, Administrata tatimore do të vendosë komunikim online dhe me postë të shpejtë me të gjithë tatimpaguesit.

 

Me një njoftim të nxjerrë këto ditë, Tatimet lajmërojnë tatimpaguesit që të paraqiten dhe të përditësojnë të dhënat për komunikim elektronik. Mënyrat e komunikimit me tatimpaguesin për sa u takon vlerësimeve, njoftimeve, vendimeve dhe komunikimeve zyrtare të administratës tatimore bëhet në rrugë elektronike, në përputhje me legjislacionin e komunikimeve elektronike dhe kur tatimpaguesi ka dhënë pëlqimin për pranimin e njoftimit në rrugë elektronike.

 

Por tatimpaguesi është i lirë të vendosë edhe për alternativën tjetër, shërbimin postar rekomande. “Për të siguruar një komunikim sa më korrekt, të shpejtë dhe brenda afateve ligjore në mënyrë që të shmangen vonesat në komunikimin zyrtar, çdo tatimpagues duhet të paraqitet pranë zyrave të shërbimit për tatimpaguesit, në Drejtorinë Rajonale ku është i regjistruar, për të deklaruar dhe përditësuar adresën e komunikimit elektronik”, thuhet në këtë njoftim të bërë përmes faqes zyrtare të internetit të Administratës Tatimore.

 

Në bazë të ligjit, autoritetet e Tatimeve mund të kërkojnë përdorimin nga tatimpaguesit të formularëve të veçantë, për dorëzimin e dokumentacionit, informacionit apo kërkesave. Kur nuk kërkohet formular, çdo komunikim, i kërkuar sipas legjislacionit tatimor, dërgohet në mënyrë elektronike ose dorëzohet me shkrim. Ndërsa vlerësimet, njoftimet, vendimet dhe komunikimet zyrtare, drejtuar tatimpaguesit, deri në fund të vitit 2013, kur u bënë ndryshimet në ligj, i dërgoheshin

 

 


Më të lexuarat