Secondary Adv

Plani rregullues, 14 mije objekte jashte legalizimit ne Tirane, Kamez e Paskuqan

 

14 mijë objekte penalizohen nga legalizimi për shkak të planit rregullues. Të dhënat u bënë të ditura nga kreu i ALUIZMIT Artan Lame. Në një deklaratë për mediat Lame thekoi se plani rregullues nuk ka marrë parasysh gjendjen ekzistuese në zonat ku ndodhen këto objekte.

 

“Janë rreth 14 mijë objekte për të cilat vazhdimi i procesit të legalizimit paralizohet nga këta kryekomunarë. I gjithë territori i Bashkisë Kamëz me planin rregullues parashikon ndërtime deri në 9 kate. Bulevardi “Berisha”, gjatë gjithë bulevardit parashikohen ndërtime të larta ndaj bllokohen dhe nuk mund të legalizohen”- u shpreh Lame.

 

Lame theksoi se njësitë më të rrezikuara janë njësia 6 dhe 7, “Ish Fusha e Aviacionit” dhe Kombinati. Drejtoresha e ALUIZMIT për zonën e Kombinatit Oli Myzeqari theksoi se në këtë zonë rrezikojnë përjashtim nga legalizimi 5 mijë objekte.

 

Lame bëri me dije se lidhur me situatën e krijuar i është kërkuar informacion Bashkisë së Tiranës dhe është kërkuar nga kjo e fundit që të bashkëpunojë për planin rregullues. Ndërkohë kreu i ALUIZMIT sqaroi se do i dërgohet një kërkesë kryeministrit Edi Rama për të rishikuar edhe një herë planin rregullues të kryeqytetit.


Më të lexuarat