Secondary Adv

Kompanite me kapital shteteror do kene programe zhvillimi

 

Kompanite me kapital tërësisht shtetëror duhet të hartojnë programe zhvillimi sipas  një udhëzimi të fundit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

 

Sipas udhëzimit, hartimi i programeve të zhvillimit ekonomik të këtyre shoqërive bëhet për periudha 1-vjeçare, afatmesme dhe afatgjata, në përputhje me objektivat e caktuar nga organet drejtuese të tyre. Hartimi i programeve të zhvillimit ekonomik mbështetet në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik e Social, në strategjitë sektoriale përkatëse, si dhe në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

 

 

Programi i zhvillimit, në shoqëritë ku shteti zotëron mbi 50 për qind të paketës së aksioneve, miratohet paraprakisht nga këshilli mbikëqyrës, i cili ia paraqet për miratim përfundimtar asamblesë së përgjithshme të aksionarëve të shoqërisë. Programet e zhvillimit ekonomik, në shoqëritë ku shteti zotëron nën 50 për qind të paketës së aksioneve, shqyrtohen dhe miratohen nga asambleja e përgjithshme e aksionarëve. Përfaqësuesi i autorizuar i aksionarit shtetëror në mbledhjen e asamblesë, shpreh qëndrimin zyrtar përkatës të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

 

Sipas udhëzimit, programet e zhvillimit ekonomik të shoqërive me kapital shtetëror miratohen përfundimisht nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, me cilësinë e pronarit të pronës shtetërore. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, brenda datës 30 shtator të çdo viti, u dërgon shoqërive udhëzimin metodik me treguesit kryesorë që duhet të përmbajë hartimi i programit të zhvillimit ekonomik për vitin pasardhës.


Më të lexuarat